E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuhet zjarri masiv në landfill, hetohen shkaqet e ngjarjes në vendgrumbullimin e mbetjeve në Bushat

Pas katër ditësh, është bërë e mundur shuarja e plotë e vatrës së zjarrit në landfillin e Bushatit, duke rikthyer situatën në normalitet dhe duke eliminuar rrezikun për përhapje të mëtejshme.

Në operacion u angazhuan strukturat vendore, shërbimi zjarrfikës, si dhe stafet teknike të landfillit, të cilat punuan në mënyrë të koordinuar për izolimin e zonës dhe neutralizimin e flakëve.

“Kemi kryer një bashkëpunim shuëm të ngushtë me zjarrëfikëset nga disa bashki, dhe gjithashtu subjekte private për fikjen e zjarrit. Duam tju kërkojmë falje baorëvepër situatën e krijuar”, tha Kujtim Prifti, drejtor i menaxhimit të landfillit.

“Ndjejmë keqardhje për situatën e krijuar ishte vërtet një situatë e vështirë për të gjithë”, tha Altina Ndrekaj, drejtore administrative.  

Drejtori i kompanisë së mirëmbajtjes së landfillit tha se pamjet janë depozituar në organet kompetente dhe po vijojne hetimet ndonëse duket se zjarri nuk ka qënë i qëllimshëm

Autoritetet bëjnë me dije se situata do të vijojë të monitorohet në mënyrë të vaozhdueshme për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave të zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›