E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuhet zjarri në parkun kombëtar në Korçë, ende edhe 23 vatra

Lajm i mirë është që zjarri në Parkun Kombëtar të Bozdovecit, në rrethin e Korçës, është shuar plotësisht falë ndërhyrjes së avionit tip Cander të ardhur nga Turqia.

Ndërkohë, helikopteri i tipit Cugar, nga Republika Sllovene, ka kryer gjatë gjithë ditës operacionet në Malin e Dajtit. Edhe gjatë ditës së sotme operacionet nga ajri do të vijojnë në zonën verilindore, bazuar në planin e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile.

Në të gjithë qarqet e vendit, rezultojnë 23 vatra aktive zjarresh.

Qarku Berat. Ka 1 vatra zjarri aktive. Në fshatin Tozhar, komuna Tërpan. Vatra e zjarrit është në majë të malit, në kullotë. Vatra e zjarrit në Therepel, në komunën Bogovë, Skrapari u fik.

Qarku Dibër: Ka 5 vatra  zjarri aktive. Vazhdon djegia në Parkut Kombëtar Lurë,  në vendin e quajtur “Liqeni i Bruçit”. Një vatër e re u shfaq gjatë ditës së sotme në Parkun Kombëtar.  Zjarri në Kacni, në vendin e quajtur “Kulemath” dhe ajo në Zallë-Gjoçaj, të komunës Derjan vazhdojnë dhe janë nën kontroll. Zjarri në “Vargmalin e Balgjajt”, ka kaluar në drejtim të malit të Bulqizës.

Qarku Elbasan: Ka 1 vatër zjarri aktive. Vatra e zjarrit filloi pasditen e sotme në Shmil, të Elbasanit, pa rrezik. Vatrat në rrethin e Gramshit janë fikur.

Qarku Kukës: Ka 3 vatra zjarri aktive.  Në afërsi të fshatit Kok-Dedë, komuna Fierzë, Pukë është shfaqur një vatër e re zjarri me zhvillim intensiv. Janë marrë të gjitha masat nga komuna, forcat pyjore për të mbrojtur zonën. Në ndihmë kanë shkuar edhe 30 efektivë të FA-ve. Vatra në Rrethin e Bardhë, komuna Margegaj mbetet problematike. Vatra në Bjeshkët e Bardhocit, komuna Tërthore është vënë pjesërisht nënkontroll.  

Qarku Tiranë. Ka 1 vatër zjarri aktive, atë në Malin e Dajtit, ku situata po mbahet nën kontroll. Helikopteri operoi në afërsi të antenave.

Ndërsa vatra e zjarrit në afërsi të objekteve të rëndësisë së veçantë në fshatin Linxë, komuna Dajt është vënë nën kontroll me ndihmën e helikopterit që operoi nga ajri dhe 1 mjet zjarrfikës të stacionit të Tiranës dhe 1 mjet zjarrfikës i FA dhe në orët e vona të pasdites u shua.

Qarku Shkodër: Ka aktive 8 vatra zjarri. Në Rrethin Pukë kemi 5 vatra zjarri: në afërsi të fshatit Kokdodë, komuna Fierzë, Pukë është shfaqur një vatër e re zjarri me zhvillim intensiv. Vatra të tjera zjarri: në fshatin Iballë, Komuna Iballë; fshati Orosh, Komuna Qafë Mali; fshati Mzi, Komuna Fierzë; fshati Dardhë, Komuna Blerim dhe Fushë Laj, Komuna Gjegjan.

Në Rrethin Shkodër: 3 vatra aktive: Rreth orës 11 në zonën e Thethit, komuna Shalë u shfaq një vatër e re. Në rrethin Malësisë së Madhe kemi 2 vatra në terrene të vështira: në komunën Këlmend dhe në fshatin Vukël, të cilat janë nën kontroll. Zjarri në Fushë të Zezë, komuna Kastrat u fik.

Qarku Lezhë. Ka aktive 3 vatra zjarri. Vatra në rrethin e Mirditës në fshatin Arrëz, komuna Kaçinar është izoluar dhe nën kontroll. Vatra në malet e fshatit Arrën, komuna Arrën, Kukës është izoluar, ndërsa ajo në fshatin Gryk Orosh, Lgjin, komuna Orosh, është nën kontroll.

Qarku Vlorë. Ka 1 vatër zjarri aktive. Vatra e zjarrit në Karaburun, vijon që prej dy ditësh. Po punohet për izolimin e tij.   

Qarku Korçë. Nuk ka vatra aktive zjarri. Zjarri në Parkun Kombëtar të Bozdovecit u fik. Vatrat e e zjarrit në malin e Elbit, komuna Hoçisht, në fshatin Stratobërdë, komuna Vithkuq dhe në fshatin Floq, komuna Mollaj, janë të izoluar totalisht. /Start/

                                                                                             2012-09-04 08:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›