E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vështirësitë për rigjenerimin e pyjeve të djegur

Specialistët e pyjeve thonë se vetëm për një hektar pyll te djegur kërkohen 1000 deri ne 1500 dollarë, ndërsa për rimbjellë dhe rigjenerimi të tyre kërkohen disa dhjetëvjeçare.

Specialisti i Pyjeve, Genti Kromidha sqaron se prej shume vitesh ne Shqipëri nuk është kryer një fushate e mirëfilltë pyllëzimi, pasi me paratë e buxhetit të shtetit përballohen vetëm pagat e punëtoreve të pyjeve.
"Ka vite që qeveria nuk investon për pyllëzime të mirëfillta në zona të tjera, por edhe për pyllëzimin në zonat e djegura, për sa kohë që gjithnjë buxheti i pyjeve është i vogël, për të mos thënë që është thjesht për pagat e atyre punonjësve që kanë mbetur", thotë Kromidha.

 Në vendin tonë, Instituti i Pyjeve nuk ka me as fidanishte, çka rrit koston për ripyllëzimin e sipërfaqeve të djegura apo të prera. Specialistet mendojnë se në kohë krizash, pasuritë natyrore shfrytëzohen në mënyrë barbare nga të gjithë dhe për dëmet nuk mendon askush.  "Kostoja për një pyllëzim të mirëfilltë, të plotë do të ishte rreth 1500 dollarë për hektarë, gjithnjë në varësi të vlerës së fidanit që zë peshën kryesore, po të kemi parasysh që vitet e fundit janë shkatërruar edhe fidanishtet pyjore që ishin pranë shërbimit pyjor, që mund të reduktonte goxha ndjeshëm shpenzimet, pra duke prodhuar fidanët vetë. Nga qeveritë në përgjithësi, pyjet janë parë si valvula e vetme e shfryrjes së varfërisë", tha Kromidha për TCH.

Gjatë këtij vitit parqet kombëtare pësuan goditje të mëdha. Lura po digjet serish për të disatin vit radhazi, duke shkretuar përfundimisht bukurinë më të madhe të natyrës shqiptare. Po ashtu edhe Parku i Bozhdovicës në Korçë apo Mali i Dajtit në Tiranë. Rigjenerimi i tyre në rrugë natyrore kërkon dekada dhe është i pamundur fare në disa krahina. /Start/

                                                                                             2012-09-03 18:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›