Berisha: Imuniteti të hiqet, s’ka rëndësi rruga

Nga Lubjana e Sllovenisë ku ndodhet në një vizitë dyditore, Berisha u shpreh se për mazhorancën, me rëndësi është heqja e imunitetit dhe jo rruga për të shkuar deri atje.
“Heqja e imunitetit bëhet për të bërë politikën shqiptare, zyrtarët shqiptarë, më civil të barabartë para ligjit me qytetarët e tjerë. Heqja e imunitetit është kërkesa ndër më të drejtat dhe legjitimet të Bashkimit Evropian. Theksoj këtu se për mua nuk kanë rëndësi rrugët, rëndësi absolute ka heqja e imunitetit. Natyrisht pas një serie dështimesh për ta hequr në rrugë parlamentare për shkak të kundërshtimit të palës tjetër, ne kemi vendosur ti drejtohemi popullit për referendum dhe absolutisht opsioni i referendumit mbetet në këmbë dhe operativ që në momentin që parlamenti nuk do të votojë heqjen e tij, sepse unë e gjykova që ky është një parim i madh i vlefshëm për të luftuar me të gjitha mjetet demokratike”, theksoi Berisha gjatë një konference shtypi me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Janca.
Gjatë bisedës midis dy kryeministrave u diskutua për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe zgjerimin e tyre në të ardhmen. Kryeministri Jansa i shprehu kryeministrit Berisha mbështetjen e plotë të Sllovenisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu vlerësoi rolin e moderuar e konstruktiv të Shqipërisë në rajon. Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe kryeministri Jansa ri konfirmoi vullnetin e Sllovenisë për ti forcuar dhe zgjeruar edhe më tej ato si dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat në veçanti duke nxitur investitorët slloven për të investuar në Shqipëri. Gjithashtu, kryeministri shqiptar zhvilloi një takim të veçantë me Presidentin slloven, Danilo Turk.
Në takim u diskutua mbi prioritetet e Kryesisë Shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe kontributin që vendi ynë mund të ofrojë në këtë drejtim në shumë aspekte, një ndër të cilat është bashkëpunimi rajonal apo afrimi i pranverës arabe me Këshillin e Evropës dhe ndihma që mund tu jepet këtyre vendeve nga përvoja e këtij të fundit. Në takim u diskutua edhe mbi zhvillimet e fundit në vend dhe përpjekjet e vazhdueshme për ecjen përpara me shpejtësi me reformat për anëtarësimin në BE.
Kryeministri Berisha e njohu presidentin me reformat e rëndësishme në veçanti në fushën e ekonomisë, atë fiskale, modernizimit të vendit, dixhitalizimin dhe thjeshtësimin e procedurave, krijimin e klimës më të favorshme për biznesin, reduktimin e administratës publike, investimet e rëndësishme në infrastrukturë etj, reforma këto që kanë bërë të mundur që Shqipëria në dallim nga trendi Evropian të mos bjerë në recesion. Në takim u diskutuan edhe zhvillimet e fundit në rajon.
Berisha është pritur edhe nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Sllovenisë, z. Gregor Virant, ku u shpreh vullneti për të zhvilluar dhe zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat, në veçanti, në fushën ekonomike, kulturore, në fushën e investimeve, etj. /Start/
2012-09-03 16:12