E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shullazi Kuvendi Makina jo e institucionit


Kuvendi i Shqipërisë mohon njoftimet e fundit ne media, se makina në cilën ndodhej Emiljano Shullazi në momentin e ndalimit është pronë e këtij institucioni.

Përfaqësues të Kuvendit thanë se makina në fjalë është dorëzuar vite më parë nga rezervat e shtetit.

Edhe policia deklaroi se makina ishte blerë nga Kuvendi më 19 shtator nga një person i quajtur B. Dobrushi.

Ndërkohë që sipas gazetës "Shqip" Emiljano Shullazi dhe shoku i tij, Gilmando Dani, të cilët janë arrestuar për armëmbajtje pa leje, janë kapur në një makinë të Kuvendit të Shqipërisë. Skandali duket se është mbyllur në heshtje, ndërkohë që një nga dy të arrestuarit pritet të lirohet, pasi shoku ka marrë përsipër pronësinë e një pistolete pa leje të gjetur në mjet.

Emiljano Shullazi, 33 vjeç dhe Gilmando Dani, 32 vjeç, u kapën dy net më parë gjatë një kontrolli të ushtruar nga Komisariati nr. 2 në Tiranë, ndërkohë që paraditen e së mërkurës, policia e kryeqytetit ka nxjerrë disa detaje nga operacioni për arrestimin e tyre. Sipas të dhënave zyrtare, arrestimi i këtyre shtetasve u realizua rreth orës 19.30 të së martës, në kryqëzimin me rrugën “Kongresi i Lushnjës”, në Tiranë. Menjëherë u mor informacion dhe u ushtrua kontroll i imtësishëm, kur ata po qarkullonin me automjetin tip “Benz“, me targa TR 2703 L.

“Gjatë kontrollit në mjet u gjet një pistoletë tip ‘Glock’, me një krehër me 16 fishekë, maska të zeza si dhe disa celularë. Aktualisht në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur vazhdon puna hetimore në bashkëpunim me prokurorinë, për aktivitetin dhe tendencat e tyre kriminale”, -deklaroi zyrtarisht policia. Ndërkohë, materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për konsumim të veprave penale “prodhimit dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Ndërkaq, nga hetimet e para ka rezultuar se mjeti i sekuestruar është në pronësi të Kuvendit të Shqipërisë. Madje, edhe leja e qarkullimit është në emër të Kuvendit. Edhe nëse mun të jetë e vërtetë që mjeti mund të jetë shitur në ankand, problemi qëndron se si ka rënë në dorën e tyre dhe pse nuk ishte tërhequr leja e qarkullimit. Nëse çdo punonjës policie do të kërkonte të verifikonte këtë mjet do të rezultonte se është në pronësi të Kuvendit, ndërkohë që në makinë mbahej edhe një kundërtabelë, për të shmangur uniformat blu.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Vjedhja në dhomën e provave
Vjedhja e disa sendeve në dhomën, ku ruhen provat e të akuzuarve në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka krijuar pështjellim në Ministrinë e Drejtësise. Vrasja e oficerit, jepet pretenca për autorët
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka dhënë mesditën e së mërkurës pretencën për dy të akuzuarit e vrasjes së agjentit të anti-drogës, Roland Rexhepi, ngjarje e ndodhur në korrrik të 2009-s. Kërcënon prokurorin në sallë
Pas kthimit për rigjykim nga Gjykata e Lartë e të ashtuquajturës “Banda e Mirditës”, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sërisht burgim të përjetshëm për njërin prej të pandehurve, Nikollë Syziun. BE: Ekspertizë për videon Meta-Prifti
Bashkimi Europian shprehet i gatshëm që të ofrojë ekspertizë për video-përgjimin Meta-Prifti nëse këtë e kërkojnë autoritetet shqiptare. Tiranë, arrestohet Emiljano Shullazi
Policia e Tiranës ka ndaluar rreth orës 18.00 të mbrëmjes Emiljano Shullazin dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Lajmet kryesore

Papadhimos pritet të marrë detyrën e kryeministrit
Politika greke bie dakort për emrin
21 janari, qeveria harxhoi fondin rezervë
Mitrovicë, vdes polici serb
Kriza, Obama: Italia s’është si Greqia
Haxhinasto: Shqipëria, kontribut në NATO

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›