E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama vjedh Kurbanin e shkrimtarit komunist indian

Ne Kurbanin e shkrimtarit indian Premchand pershkruhen pergatitjet e festes Dehanush jaxhnes feste per nder te Rames - hero legjendar dhe hyjni aventurat e te cilit tregohen ne poemen e lashte indiane Ramajana . Pershkrimi ne roman eshte per nder te Ram-ngadhnjimtarit ku ne nje vend ngriheshin skela estrade ne nje vend tjeter ndertonin nje lokal per miqte ngrinin nje cader te madhe per shfaqjet dhe aty nje strehe per gostine - nuk eshte e rastesishme as kjo histori si arsye per te kopjuar jo vetem titullin po dhe idete.

Libri i Edi Rames Kurban del sot ne treg neper te gjitha kioskat e kryeqytetit. Botuesja Dudaj si biznes i librit e ka bere detyren e tij duke e servirur te lexuesit si befasi dhe liber percellues Por pjesa e ndjeshme e lexuesve ka reaguar menjehere Libri i Edi Rames eshte plagjiature titull i kopjuar po ashtu edhe ide te vjedhura. Kete lajmerim e gjejme ne nje nga blogjet shqiptare zekthi.blogspot.com. Autori eshte E. Kaceli i cili shkruan se dikur ne gjuhen shqipe eshte botuar nje roman nga nje autor indian me te njejtin titull Godan perkthimi ne shqip Kurban. Megjithese na sugjerohet se libri mund te gjendet ne bibliotekat shqiptare ndodhi e kunderta. Ne nje librari buze rruges Mine Peza ishin stive libra te vjeter shitur nga ndonje biblioteke personale. Rastesisht dy dite me pare ne kete turre librash syri na zuri dhe librin e Premchand ne shqip. Saktesisht emri i autorit shenohej Prem Cand Kurban roman. Nga kopertina dhe faqet e brendshme shoqeruar me parathenie romani eshte sjelle i perkthyer ne shqip nga Vedat Kokona prej gjuhes frenge botimet Naim Frasheri 1977.

Per kete liber nuk kishin dijeni nje pjese e mire e shkrimtareve ne Tirane po ashtu dhe botues.

Fjala Godan shpjegohet ne fund te romanit pasi vdes protagonisti fjale per fjale godan eshte dhurata e lopes ceremoni indiane qe kryhet me rastin e vdekjes se nje indiani dhe qe konsiston ne kurbanin e nje lope per brahmanin lope qe sipas besimit te indianeve duhet ta ndihmoje shpirtin e te vdekurit per te kaluar ne mbreterine e perendise se vdekjes permes lumit Vajtarini.

Hori Rami eshte protagonisti i romanit nje fshatar i varfer me pak toke te trasheguar nga i ati i zhytur ne borxhe qe sa vijne e shtohen shihet si lufte me mjerimin derisa vdiq duke marre me vete ne vend te kurbanit disa qindarka... si rit i lashte i indian.

Hori Rami deshiron te bleje nje lope nje simbol i pasurise dhe prestigjit ne zonat rurale ne Indi. Historia qe pershkruan sjell edhe besimet e rrenjosura thelle ne qeniet njerezore dhe aftesine e tyre per te mbijetuar dhe ti mbeshtese keto besime perkunder mjerimit te madh.

Ne parathenie te botimit ne shqip nuk ka autor per kete arsye nuk dime nese eshte pune e perkthyesit apo e kthyer ne shqip prej tij. Stili dhe kendveshtrimi eshte socrealist sic ishte kritika e kohes pavaresisht se kemi emrin e perkthyesit Vedat Kokona.

A eshte aludim per nje shoqeri te kalbur dhe e Rames ashtu sic pretendonte kritika socrealiste per fundin e romanit Kurbanit origjinal te Premchandit. Gjykimi ideologjik duket se eshte e verteta qe lidh Ramen me librin Kurban te shkrimtarit indian i cili konsiderohet sot si realist e ne kohen qe shkroi si komunist Premchandi. Mbetemi ne dyshim nese eshte perkthim besnik i vepres apo perkthyesi ka nderhyre ideologjikisht ndoshta jo i detyruar prej vete atij si perkthyes por redaksia e asaj kohe Naim Frasheri. Megjithate nga te dhenat e mbledhura del se ky shkrimtar ka jetuar ne kohen e revanshit komunist kur idealet e kesaj ideologjie perfshine nje mase te gjere shkrimtaresh e intelektualesh me iluzionin e botes se re me demagogjine e botes se varfer. Idete e ketij shkrimtari indian me ideale te majta nacionalist shtrihen pergjate gjithe romanit kur nuk mungojne rastet qe mban qendrim politik Une tani nuk kam as besimin me te vogel tek e ashtuquajtura demokraci. Kjo eshte nje ceshtje pa kurrfare kuptimi kurse debatet rreth saj vazhdojne muaj me radhe Keto debate jane mjeti me i mire per ti hedhur hi syve popullit Do te kishte qene shume mire sikur ne te kishim nje guvernator te vetem le te ishte ai indian apo anglez. Ate here do te merre fund njehere e mire kjo derdellitje e pafrytshme. As nje mije veta nuk jane te zote te terheqin vagonin me aq shpejtesi sa ce terheq pa mundimin me te vogel vetem nje lokomotive...Ajo qe ne quajme demokraci ne fakt nuk eshte gje tjeter vecse sundimi i tregtareve dhe zamindareve te pasur... kjo ndoshta na lidh edhe faktin pse ky roman sot ne France mbahet si kryeveper duke u ribotuar edhe pas 60 vjetesh. Konteksti politik duket se eshte pika tjeter e takimit me idete e Rames ne librin e tij Kurban.

Ndersa hasim ne faqet e para te romanit disa burime ngjashmerie ose kopjimi delirues me vetendjesite e heroit duke te kujtuar ky fragment ndoshta dhe festen qe organizonte ish ministri ne Peze fshatin e tij te preferuar. Ne Kurbanin e Premchand pershkruan pergatitjet e Dehanush jaxhnes feste per nder te Rames - hero legjendar dhe hyjni aventurat e te cilit tregohen ne poemen e lashte indiane Ramajana . Pershkrimi ne roman eshte per nder te Ram-ngadhenjimtarit ku ne nje vend ngriheshin skela estrade ne nje vend tjeter ndertonin nje lokal per miqte ngrinin nje cader te madhe per shfaqjet dhe aty nje strehe per gostine

Nga ana tjeter nje personazh referues eshte rae-sahibi i cili pervec pasurise se madhe kishte trasheguar nga i ati edhe besimin per Ramen. Ceremonine e festes se Ram-ngadhenjimtarit e tregon te veshur ne formen e nje drame dhe te bere si shfaqje teatrale te kohes. Ne kete feste mblidheshin te gjithe te pasurit dhe autoritetet. Dite ku shtroheshin tryeza per 150 vete. Dikush tjeter rrefen Premchand ne liber besonte me afsh te madh Ramen dhe kishte perkthyer Ramajana ne gjuhen perse sa here vinte kjo feste.

Zyrtare te larte njerez me influence... te gjithe i mblidhte kjo feste ne roman ku te gjithe keta njerez vetem nje gje dinin te benin si e si te defrenin.

Shkrimtari i lutet Shiva-s - qe ne mitologjine indiane eshte perendi e shkaterrimit dhe e ndertimit nje nga perendite me te nderuara te induizmit - duke e konsideruar si dite clirimi Vargonjte e pasurise konsiderohen prej shkrimtarit individet e pasur duke i vene ne konflikt me qeverine. Diku nga faqja 92 Premchand jep dhe qendrimin e tij duke sjelle filozofine e tij krejtesisht te majte komuniste Ne qofte se mendja clirohet nga egoizmi atehere ne jemi gati te pranojme pushtetin e saj pa asnje kundershtim. Pikerisht ky eshte ideali i socializmit. Ne perkulim koken perpara njerezve me shpirt te larte sepse ata kane fuqine e vetemohimit dhe deshiren per tu sherbyer njerezve. Pikerisht ne kete menyre ne jemi gati ti japim mendjes edhe pushtetin edhe autoritetin edhe qeverisjen por vec kapitalin jo Pushteti i mendjes perulja plot admirim perpara saj shkojne e ikin bashke me personin kurse kapitali mbetet dhe jo vetem qe mbetet por behet edhe me i forte qe te mbjelle rreth e rrotull helmin. Dhe ne duam ti shkulim ketij akrepi thumbin plot helm.

Te Kurbani i Premchand duket sikur shkrimtari shkrihet nga pak ne te gjithe personazhet duke pasur parasysh jeten e tij. Ky eshte romani i fundit i shkrimtarit indian konsideruar edhe si vepra e tij me e mire me nje interpretim realist te shoqerise fshatit indian. Eumlshte pare si nje histori e njerezve per te ndryshuar te uritur me shpresa dhe optimiste. Sot kjo veper merr nje kendveshtrim tjeter duke vene theksin se shkroi mbi ceshtje reale te dites korrupsionin taksat borxhet varferine etj. Emri i vertete i Premchand eshte Dhanpat Rai Srivastava. U martua qysh kur ishte ne klase te nente kunder deshires se tij.

Premchand etiketohet si kryengrites dhe nje veper e tij Soz-e-Watan u ndalua nga qeveria britanike duke ja djegur te gjitha kopjet. Ndoshta ketu gjejme tjeter perputhje me nje gjendje skematike qe ndodhi me Kurbanin e kopjuar te Rames duke kujtuar tentativen e botueses Dudaj per ta paraqitur ne shtyp si liber te ndaluar ne panair nga Shoqata e Botuesve. Kur keta te fundit e quajten spekulim e mashtrim dhe interesa marketingu prej botueses.

Fillimisht Premchand shkroi ne urduisht nen emrin e Nawabrai. Megjithate kur romani i tij Soz-e-Watan u konfiskua nga britaniket ai filloi te shkruaje nen Premchand pseudonimin.

Premchand konsiderohet si nje reformator i madh social punet e tij shihen si gjeneruese te patriotizmit dhe ndjenjave nacionaliste. Ka kontribuar per nje kohe edhe si redaktor reviste kjo gje e kuptueshme ne romanin e tij kur flet per gazetat. Shkrimet Premchand jane perkthyer jo vetem ne te gjitha gjuhet indiane por edhe ruse kineze dhe shume gjuhe tjera te huaja.

Botuar se pari ne vitin 1936 me teme rreth privimit socio-ekonomik u perkthye ne anglisht ne vitin 1957 me pas 1968. Madje Godan eshte bere dhe film ne Indi ne vitin 1963 dhe ne vitin 2004 ishte pjese e nje seriali televiziv bazuar ne vepren e Premchand.

Cfare botuesja e Dudajt ka thene ne shtyp eshte se libri i Rames ka shume emra njerez te njohur politikane familjare gazetare ambasadore personazhe historike portrete qytetesh etj. Eumlshte kjo nje marrje tjeter ideore nga Kurbani i shkrimtarit indian kur dihet jeta e tij aktive ne te gjitha qarqet duke sjelle jeten rurale por dhe ate urbane ne krijimtarine e tij.

Sot thuhet se ka dhene kontribut ne letersine moderne indiane ndersa ne parathenien ne shqip e vendos ne zhvillimin e letersise perparimtare indiane edhe ne rritjen e ndergjegjes kombetare te popullit indian ne lufte kunder kolonizatoreve angleze.

Aludimi duke iu kundervene anglezeve si duket e ka bere kete liber te dale nga arkivat franceze duke u ribotuar pas 60 vjetesh ne vitin 2006 ne France vleresuar nder me te shiturit e me popullaritet shkruar ne vitin 1936 pak para se te vdiste. Ndersa ne Tirane Kurban nuk i takon nje shkrimtari qofte ky dhe rrefimtari me detyre politike kur titulli i kopjuar dhe kokat e kafsheve vene ne krye nuk fshehin dot as idete qe rrjedhin.

Fragmente te shkeputura nga libri

Khani personazh ne jete njeriu duhet te kete medoemos pasion dhe dashuri sepse keshtu jeta behet me e ndritur dhe me e bukur.

Khani Une mendoj se njeriu qe seshte rrahur me vaj e me uthull ne jete nuk eshte ne gjendje te luftoje me te gjithe vendosmerine e duhur dhe une nuk besoj ne patriotizmin e atyre qe nuk dine te dashurojne femrat.

Gjeja me e cuditshme eshte se shenjtori im i madhasketizmin vecimin nga bota tempujt manastiret ceremonite fetare i quan genjeshtra dhe hipokrizi. Ai thote Keputni lidhjet e traditave dhe zakoneve te vjetra dhe behuni njerez Hiqni dore nga mendimi per te arritur dinjitetin hyjnor Kur te beheni perendi do te pushoni se qeni njeri.

Mister Tankhu personazh Ishte nje batakci dhe dinak i madh. Ate e mbanin dhe jo pa arsye si mjeshter te madh per te perfunduar pune me rendesi per te rregulluar ceshtje delikate dhe te felliqura. Copen e majme ai e rrembente per te mos ta leshuar me dhe zhdukej brenda nje grime pa lene asnje gjurme prapa. Por puna kryesore e mister Tankhut ishte te nxirrte nga fajdexhinjte shumat e huave te themelonte shoqeri te reja dhe te perpiqej per te nxjerre kandidate ne zgjedhjet. Ai shkelqente sidomos ne kohen e fushatave te zgjedhjeve. Mister Tankhu propozonte si kandidat nje pasanik kryente per te te gjitha detyrimet qe duheshin dhe me kete menyre fitonte nja dhjete a njezet mije rupje.

Kur fuqia ishte nga ana e Kongresit Tankhu e ndihmonte kandidatin e Kongresit dhe kur pesha anonte nga ana e partise kundershtare atehere ai zhvillonte nje veprimtari te vrullshme per te perkrahur partine...Por per te perligjur metamorfoza te tilla ai kishte gjithmone gati aq argumente te forta sa askush nuk mund tia hidhte poshte. Tankhu ishte miku me i ngushte i te gjitha autoriteteve te vendit i te gjithe pasanikeve dhe aristokrateve te qytetit. Dhe ndonese shume veta e urrenin thelle ne zemer per arsye se ishte si mesalla me dy faqe mister Tankhu ishte njeri aq i gjindshem sa askush nuk kishte guximin e duhur per tia perplasur te verteten ne surrat.

Mirza Hurshedi Une tani nuk kam as besimin me te vogel tek e ashtuquajtura demokraci. Kjo eshte nje ceshtje pa kurrfare kuptimi kurse debatet rreth saj vazhdojne muja me radhe Keto debate jane mjeti me i mire per ti hedhur hi syve popullit Do te kishte qene shume mire sikur ne te kishim nje guvernator te vetem le te ishte ai indian apo anglez. Ate here do te merre fund njehere e mire kjo derdellitje e pafrytshme. As nje mije veta nuk jane te zote te terheqin vagonin me aq shpejtesi sa ce terheq pa mundimin me te vogel vetem nje lokomotive...Ajo qe ne quajme demokraci ne fakt nuk eshte gje tjeter vecse sundimi i tregtareve dhe zamindareve te pasur. Ne zgjedhje fiton gjithmone ai qe e ka qesen me te rende...Juristet me te famshem shkrimtarucet dhe avokatet-matrapaze me te shkathet te cilet me anen e penes ose te gjuhes se tyre jane te zote ta shpien popullin nga te duan bien ne gjune dhe i falen vicit te arte. Jo kete radhe kam vendosur te mos marr pjese ne zgjidhjet dhe kesaj demokracie te rreme qe sot e tutje i kam shpallur lufte

Fytyra e Onkar Natehuit nuk tregonte qe ai ishte shume i kenaqur. Rae-sahibi nuk i kishte vene asnje kondite nuk i kishte ngritur asnje pengese ne veprimtarine e tij por Onkar Natehuti skishte si te mos e pranonte ndihmen qe i propozohej. Per arsye te kesaj ndihme atij iu desh ta kthente me fund goten e turpit dhe te poshterimit. Gazeta i kishte punet kaq keq sa ai nuk shihte asnje udhe tjeter qe te mund ta nxirrte nga kjo gjendje e veshtire. Personeli i gazetes kishte tre muaj qe smerrte rroga. Pronarit te gazetes ai i kishte borxh afro nje mije rupje. E si te mos nderje doren per ndihme ne nje rast te tille

...Rupa vogeline e kishte kaluar ne varferi te madhe kur duhej te ruante me kujdes edhe pajsin. Sa deshira te paplotesuara ishin grumbulluar ne zemren e saj Tani ajo kishte filluar ti plotesonte keto deshira. Edhe Ram Saveku sikur ishte rinuar pas marteses.

Rupa jetonte me jeten e saj te brendshme rinia lulezonte per te. Ajo zbukurohej dhe stolisej per veten e saj dhe ishte e lumtur per kete gje. Kurse Ram Sevaku shikonte nje Rupe tjeter. Ne prani te tij ajo behej nikoqire e mire. Tani ajo i kishte te gjitha te gjitha cmund ti donte zemra. Hambaret ishin plot me grure arat shtriheshin deri ne kufijte e fshatit dhe te porta e shtepise ishin lidhur lope. Te gjitha katoi siguronin asaj plotesimin e deshirave qe mund te kishte.

Dhe nga deshirat e saj ajo me e madhja ishte qe ti shihte prinderit te lumtur tu vinte ne ndihme qe te shpetonin nga varferia. Ne shpirtin e Rupes ishte ende i fresket kujtimi i asaj lope e cila si nje mysafire kishte ardhur ne shtepine e tyre dhe pastaj kishte ikur duke i lene te gjithe me sy te perlotur. Dhe ndonese qysh atehere kishin kaluar shume kohe ajo endrra e bukur e lopes nuk ishte zhdukur ne zemren e saj. Rupa nuk mesohej dot me shtepine e saj te re ku lulezonte pasuria dhe ashtu si edhe me pare shtepi te saj ajo quante kasollen gjysme te rrenuar ku kishte lindur dhe qe rritur. Banoret e asaj kasolleje ishin njerezit e saj me te afert dhe me te dashur. Hidherimet e tyre ishin dhe hidherimet e saj gezimet e tyre gezimet e saj. Kur shihte te porta e shtepise se saj te re nje kope lopesh Rupa nuk ndiente gezim te madh qe do te ndiente sikur te shihte qofte edhe nje lope prane deres se kasolles se prinderve.

Eumlndrra me e dashur e babait te saj nuk ishte plotesuar Clumturi te madhe kishin ndier ata ate dite ku u kishte ardhur lopa ne shtepi U dukej sikur u kishte zbritur perendesha nga qielli Por Rupa e dinte se edhe tani Hori enderronte te kishte nje lope ne shtepi. Kur te shkonte te prinderit ajo do tu shpinte patjeter nje lope te mire qumeshtore Jo Do tua dergonte me bariun e saj...

Lajmi se po vdiste Hori u perhap me te shpejte ne te gjithe fshatin. Prane shtepise se tij u grumbulluan pothuaj te gjithe banoret e fshatit. Prane shtepise se tij u grumbulluan pothuaj te gjithe banoret e fshatit. Hori rrinte shtrire ne shtrat dhe i dukej sikur i shihte dhe i kuptonte te gjitha por buzet i kishte shtrenguar. Pikat e medha te lotit qe i rridhnin nga syte tregonin qarte sa keq i vinte te ndahej nga endrrat e tij nga ato endrra qe nuk i ishin plotesuar. Ne shtratin e vdekjes njeriu para se gjithash sjell nder mend se cfare smundi te bente ne jeten e vet A mund ti vije keq njeriut per detyren qe ka kryer per punet qe ka bere Deshperimi na pushton zemren atehere kur jemi duke ikur dhe shohim se nuk e kemi kryer detyren se nuk i kemi realizuar planet tona. Dehania e kuptonte se Hori po i bente llogarite shpresen...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›