Opozita kundër privatizimit të HEC-ve, mazhoranca: Qëndrim politik
Megjithëse Partia Socialiste e vlerëson kompaninë KURUM, ajo kundërshton ashpër privatizimin nga kjo kompani të hidrocentraleve shtetërore. Kontrata e privatizmit kaloi në komsionin e ekonomisë vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës, ndërsa opozita braktisi mbledhjen. Miratimi final i saj pritet të bëhet të hënën në seancë plenarë ndërsa paratë e blerjes do të derdhen në buxhet brenda këtij muaji.
Katër hidrocentralet duhet të ngeleshin shtetërore. Këtij qëndrimi Partia Socialiste i shkon deri në fund, duke mos miratuar kontratën e privatizimit. Kontratë, e cila kaloi vetëm me votat e mazhorancës.
Kontrata e privatizimit pritet të marrë miratimin final në seancën plenare të ditës së hënë. Brenda muajt mars pritet që vlera totale prej 110 mln euro të kalojë brenda buxhetiti të shtetiti.