SALIU i moshës së tretë, na ka bërë si vendet e Botë së Tretë
Brenda 2 ditësh, Shqipëria u bë objekt kundërveprimi prej BE e FMN, në lidhje me situatën e rëndë, me pamje të plotë krize shoqërore, ekonomike, sociale, politike, pralamentare, administrative e ligjore në të cilët ndodhet. BE bojkotoi politikën zyrtare shqiptare dhe SALIUN personalisht, si politikan e kryeministër, duke ndërprerë takimet dhe negociatat integruese me Shqipërinë. BE morri këtë vendim, duke damkosur qeverisjen PD-LSI, me vulën e zezë të korrupsionit qeveritar ekstrem, të drejtësisë pazar, të procesit zgjedhor të shkatërruar, të reformave të pa kryera, të administratës politike e nepotike dhe për shkelje e mungesë të drejtash për grupime shoqërore. Ndërsa FMN, po kaq ashpër, e shpalli shtetin shqiptar të falimentuar ekonomikisht dhe Shqipërinë e deklaroi, vend të të zhytur në borxhe, me tendencë rritjen. Nëse skicon një profil zhvillimi ekonomik e shoqëror të Shqipërisë, rezulton se SALI BERISHA, kryeministri ynë i moshës së tretë e ka katandisur këtë vend e këtë popull, tamam si vendet dhe popujt e Botës së Tretë.
Qeveri si në vendet e Botës së Tretë
Shqiptarët kanë në krye, një qeveri që nuk ka asnjë tregues minimal europian. Këshilli i ministrave është një grupim i krijuar me bazë veprimtarinë private e pirate me objekt pasurimin e tyre nëpërmjet pushtetit. Shqiëpria drejtohet nga një pushtet politiko-ekzekutiv që nuk ka si synim mbrojtjen dhe zhvillimin progresivë të interesave integruese kombëtare, por sundimin nëpërmjet bllokimit të tyre. Në Shqipëri qeveriset si ne vendet e Botës së Tretë. Në krye të vendit, nuk kemi një Këshill Ministrash, por një bandë të mandatuar që kontrollon, që komandon, që zhfrytëzon e përvetëson pa asnjë pengesë ligjore, pasuritë dhe financat kombëtare. Në krye të qeverisë-bandë, kemi një kryeministër kapobandë me emrin SALI BERISHA, i cili zhvillon veprimtari qeverisëse familjare, duke orientuar gjithë politikat ekonomike e financiare kombëtare, sipas inetresave të familjes, të klaneve e klientelizmit politik brenda e jashtë vendit. Kabineti qeveritar është i ndërtuar dhe funksionon tatam si kabinetet qeverisëse të vendeve të Botës së Tretë, me minisitra me veprmtari kriminale e anti-kombëtare, ku 5 prej tyre janë me dosje konkrete krimi të 6 viteve të fundit për vrasje, për vjedhje, për trafik ndërkombëtar armësh, për korrupsion zyrtar. Ne kemi kryeministër SALIUN, tamam si kryeministrat e Botës së Tretë, që kreyn familarisht krime, që bashkëpunon me ministrat e kriminalizuar dhe korrupton, urdhëron, kërcënon e bllokon drejtësinë për të mos i dënuar, duke u mbyllur dosjet. Ne kemi kryeministër SALIUN, tamam si kryeministrat e Botës së Tretë, që ka si damkë krimi në ballë, bashkëpunimin në genocid popullor, me pushtete diktatoriale në Serbi, Irak, Afganistan Libi e Egjipt duke ndihmuar me trafik armësh e kontrabandë karburantesh kudnër emragove ndërkombëtare. Ne kemi kryeministër SALIUN, tamam si kryeministrat e Botës së Tretë që vjen e qëndron në pushtet me votë të vjedhur dhunshëm, që vret njerëz kur protestojnë, që shpërfill ndërkombëtarët.
Shqipëria, me 5 politika qeverisëse si të Botës së Tretë
Nëse ka vend europian që mund të klasifikohet në grupin e fundit të vendeve të pazhvilluara të botës, ky vend është Shqipëria. Nëse ka popull që jeton me fytyrë sociale mesjetare, ky është populli shqiptar. Pse? Sepse ne, kemi në krye SALI BERISHËN, shkatërruesin dhe bllokuesin historik të zhvillimit të këtij vendi, kryeministrin e moshës së tretë, i cili na ka çuar e po na mbanë dhunshëm në nivelin e vendeve të Botës së Tretë. Ne kemi në veprim, një qeevrisje e cila, ka si parim funksionues të saj 4 qëndrime tipike të qeverive vendeve të Botës së Tretë:
1. Qeveria shqiptare kontrollohet prej familjes kryeministrore, prej ministrave, prej klaneve, prej grupeve të afërta ortakërore të klikës në pushtet.
2. Shqipëria ka bllokim total të ekonomisë kombëtare, me qëllim të paracaktuar të bandës në pushtet, për të mbajtur në aktiviitet monopolet e grupit qeverisës.
3. Në Shqipëri nuk luftohet krimi social dhe varfëria masive, por lihen të lirë, me synim rritjen dhe ekstremizimin e tyre, për të patur kontrolin mbi fitimet kolosale nëpërmjet pastrimit të parave nga aktivitetet fiktive social-shoqërore.
4. Nga Shqipëria thithen investime të huaja, nëpërmjet kredive e borxheve kolosale, me maturime interesash super të larta, afatgjata, aq sa përmasat e tyre kalojnë vijën e kuqe të falimentit si shtet, duke inskenuar realizuar brenda kësaj politike monetare, përfitime të mëdha vetiake, nëpërmjet korrupsionit të bardhë.
5, Kupola e qeveri-bandës SALI, realizon investime publike të bujëshme rrugë, shkolla, ujësjellësa, internet, qendra sociale etj, por bllokojnë investemt me natyrë prodhuese ekonomike, duke mbajtur një zhvillim ekonomik luhatës, në parametrat e vendeve të Botës së Tretë.
Shqipëria me tregues si vendet e Botës së Tretë
Me këtë situatë politike, parlamentare, sociale-ekonomike, policore, administrative, ligjore, zgjedhore, arsimore, shëndetësore e publike që kemi, gjendemi brenda top-listës së vendeve të Botës së Tretë. Këtu na ka çuar dhe po na mban peng pushteti SALI-ILIR, verpimtaria e të cilit po zhvillohet në të kundërt të platformës së integrimit, me pasojë bllokimin që na u bë prej BE dhe me alarmin e falimentit total si si ekonomi kombëtare e buxhetr shtetëror, që na u dha prej FMN. Edhe pse kryeministri SALI i moshës së tretë, del përditë ekraneve dhe ulërinë se ne jemi vendi me arrtije eknomike më të larta në botë, realiteti dëshmon të kudnërtën dramtike. Ne kemi si tabelë arritjesh, me tregues s ato, madje më keq se ato të vendeve të Botës së Tretë:
Ne kemi drejtësi të paaftë, të pa reformuar, të korruptuar e politike, të lidhur në qëndrime e interesa me pushtetin.
Ne kemi një parlament-pushtet politik që nxitm harton dhe miraton ligje që kanë lidhje me interesat e kupolës në pushtet.
Ne kemi një popullsi e cila furnizohet vetëm në masën 27% në ditë me ujë të pijshëm dhe në 80% të zonave të banuara, ky ujë është i ndotur e nuk përdoret.
Ne kemi një forcë aktive pune, 1 milion e të cilës është e papunë për shkak të mungesës së qendrave të prodhimit.
Ne kemi një popullsi, 70% e të cilës siguron vetëm 40% të ushqimit ditor dhe vetrmë 35% përmbajtje kalorike të vlerës ushqyese.
Ne kemi një sistem shëdetësor të korruptuar, me 70% mungesë shërbimesh spitalore dhe me 65% të popullsisë rurale, pa shërbim shëndetësor minimal.
Ne jemi një vend, që kemi vetëm 2.4 dollarë të ardhura për frymë në ditë, kuotë kjo me ulët se vendet e Botës së Tretë.
Ne jemi një vend, që kemi një qeverisje qëndrore 100% të korruptuar dhe shërbime publike në administratë, të cilat në 85% të rasteve realizohen me rryshfete tek nëpunësit.
Ne jemi një vend, ku 90% të burimeve financiare i zotërojnë vetëm 4% e popullsisë, të cilët janë pushtetarë e kapo biznesesh të afërt më pushtetin.
Ne jemi një vend, ku 55% të pasurisë kombëtare e zotërojnë familja kryministrore, 10 familjet mafioze pranë pushtetit, ministrat, deputetët, politikanët dhe gruept e interesit të lidhura me pushtetin.
Ne jemi një vend, populli i të cilit ushqehet, vishet dhe trajtohet nga ana mjekësore me importe që kapin masën 90%.
Ne jemi një vend, i cili ka vetëm 10% prodhim kombëtar dhe 35% eksporte të këtij prodhimi.
Ne jemi një vend me 1 milion, 234 mijë 75 familje, ku 188 mijë prej të cilave ushqehen me ndi
