Shume fatlume qe nuk kemi jetuar ne ate kohe

Te rinjte shqiptare dine shume pak per periudhen e sundimit te diktatures komuniste dhe dijet qe marrin jane sporadike te pathelluara dhe jo me pastaj pastaj te analizuara me sy kritik apo nen kendveshtrimin krahasues me vende te tjera te ish-bllokut lindor.
Analiza e kesaj periudhe nen kendveshtrimin krahasues ishte ne qender te nje projekti rinor gjermano-shqiptar te zhvilluar me dy pjese nje ne muajin tetor ne Shqiperi dhe tjetra ne dhjetor ne Gjermani.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift 1990 - Viti i ndryshimeve te medha ne Evrope Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Urrejtja per armikun qe ne kopsht dhe shkollen fillore
Te rinjte qe marrin pjese ne projekt ose nuk ishin lindur ose ishin fare te vegjel kur u permbys diktatura ne ish-RDGJ dhe ne Shqiperi. Vec njohurive te pergjithshme per periudhen diktatoriale ne te dyja vendet ne qender te projektit ishte analiza e figures se armikut ne media.
Po ashtu te rinjtemoren ne analize edhe sesi edukoheshin njerezit qe ne kopsht dhe ne bankat e shkolles fillore me urrejtjen per armikun e jashtem dhe te brendshem dhe te ashtuquajturve armiqve te klases pra atyre qe mendonin ndryshe.
Rrethuar nga nje det armiqsh
Ne konceptin e armiqve te jashtem Shqiperia dallon prej vendeve te tjera te ish-bllokut lindor sepse pas prishjes se marredhenieve meketo vendedhe me pas me Kinen vendi u izolua plotesisht dhe si armiq te jashtem nuk konsideroheshin vetem vendet perendimore por edhe ato qe me terminologjine e asaj kohe quheshin vende revizioniste.
Shqiperia ka qene nen regjimin komunist qe prej vitit 1945 deri ne vitin 1990. Ka qene nder vendet me te izoluara te Evropes Lindore. Deri ne njefare periudhe ajo pati lidhje ekonomike dhe politike me shtetet e bllokut lindor por pastaj i prishi marredheniet edhe me ato shtete qe u quajten si shtete revizioniste. Per sa u perket shteteve perendimore kufijte ishin te mbyllur dhe nuk kishte asnje lloj kontakti. - tregon Anisa nga ato qe ka mesuar ne shkolle ne lenden e historise.
Ajo qe u bie ne sy nxenesve eshte se diktaturat megjithe ngjashmerite kane pasur edhe ndryshime qe lidhen jo vetem me ashpersine e diktatoreve por me ndryshimet ne traditen e meparshme te vendeve apo zhvillimin e tyre.
Per shembull ne Shqiperi Enver Hoxha dhe partia i mbyllen te gjitha kishat pra u ndalua totalisht feja absolutisht cdo lloj feje. Kurse ketu pame se ne ish-RDGJ feja ka qene e lejuar apo e toleruar. Ky mendojs se eshte nje tipar qe ben dallim midis Shqiperise dhe Gjermanise. - thote Renaldi.
Berlini i paperfytyrueshempa nje vizite tek gjurmet e murit
dokush qe viziton Berlinin nuk mund te mos beje nje vizite tek East Site Gallery apo ne Bernauer Strae ku gjendet edhe qendra e dokumentimit te murit te Berlinit. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Muri ishte simboli me i qarte i izolimit dhe i ndarjes mes Lindjes dhe Perendimit. Vizita ne qendren historike ne Bernauer Strae ua sjell te rinjve pamje konkrete se si mund ta perfytyrojne ate kohe.
Ishte shume e llogaritur mire cdo gje dhe shume e nderlikuar menyra se si kishin vendosur telat kullat e vrojtimit ate telin qe ishte me sensor qe ne qoftese e prekje dilnin plumba nga automatiket. Ne Shqiperi nuk ishte kaq e nderlikuar. Megjithate edhe ne Shqiperi kishte tela dhe kishte edhe ate dheun qe ne qoftese e kaloje dukeshin gjurmet. Arratisje dhe tentativa per tu arratisur ka pasur si ne Shqiperi ashtu edhe ne Gjermani. Shumica jane kapur dhe jane denuar ose vrare. - tregon Ideni.
Ngjashmeri mes te dy vendeve te rinjte shohin edhe tek ndertesat sidomos fasadat pallatet te zbukuruara me piktura te stilit komuniste jane si ne Shqiperi edhe ketu. I kemi pare ne shume ndertesa qe kemi vizituar. - shton Eorda.
Mesim konkret ne muze
Ajo qe u bie ne sy dhe i entuziazmon te rinjte shqiptare eshte menyra se si mesohet dhe perkujtohet historia ne Gjermani. Numri i madh i muzeumeve qendrave perkujtimore dhe atyre te dokumentimit te cilat permbajne shume objekte nga ajo kohe te cilat e bejne te kuptueshem dhe shume me konkret mesimin e historise se asaj periudhe.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vizite ne Muzeun Historik Gjerman ne Berlin Ne shkolle asnjehere nuk na kane cuar ne muzeum dhe rinia shqiptare nuk eshte se ka pasur shume impenjim per te mesuar historine qe te shkojme individualisht ne muze. Nuk eshte se eshte bere ndonje lloj perpjekje per te na i treguar gjerat ne praktike. Thjesht mbi libra ne klase. - tregon Eorda e cila mendon se do te ishte shume mire qe nxenesit te kene mundesine qe ore te ndryshme mesimore ti zhvillojne ne muzem.
Te disa nostalgjite te tjererefuzim i plote
Periudha e diktatures eshte ende e fresket ne kujtesen e shoqerise shqiptare. Brezi me i vjeter ndjen nje lloj nostalgjie per komunizmin mbase ngaqe nuk kane jetuar torturat apo gjerat me te tmershme por gjithsesi permendet shume shpesh neper familje ajo periudhe menyra se si organizohej shteti ekonomia apo te tjera. - tregon Era.
Gjithesesi pas gjithe atyre qe dinin nga me pare prej pjesetareve te familjes librave apo filmave si dhe atyre qe mesuan gjate projektit te perbashket konkluzioni per Renaldin dhe te tjeret eshte i qarte Ndjehemi shume fatlume qe nuk kemi jetuar ne ate kohe
Projekti u mbeshtet nga programi Europeans for Peace dhe fondacioni Erinnerung Verantwortung Zukunft.
Autor Aida Cama
Redaktor Mimoza Cika-Kelmendi