Nje kenge pushton boten - Nate e qete e shenjta nate

Tekstin fillestar ne gjermanisht te kenges Nate e qete e shenjta nate e shkroi ndihmesfamulltari austriak Josph Mohr. Drejtori i shkolles se fshatit Franz Xavier Gruber kompozoi melodine per kitare. Kjo melodi tingellon krejt ndryshe nga versioni meditues. Ajo dukej si nje melodi vallezimi mjaft terheqese.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Monumenti per krijuesit e kenges Joseph Mohr dhe Franz Gruber ne kishen e Shen Nikolles ne Obersdorf
Kenga e krishtlindjeve Nate e qete e shenjta nate u prezantua per here te pare me 24 dhjetor 1818 ne kishen Shen Nikolles ne fshatin austriak Obersdorf te Salcburgut gjate nje meshe me te krishtere. Rreth krijimit te kenges ka shume legjenda dhe histori. Njera nga ato thote se organoja ishte thyer dhe duhej krijuar shpejt nje kenge krishtlindjeje per nje instrument tjeter. Por eshte e mundur qe Joseph Mohr deshironte nje kenge qe mund ta luante ne kitaren e tij.
Kenga me popullore ne meshat tradicionale te krishtlindjeve
Ne vitin 1859 John Freemann Young peshkopi i dyte i dioqezes se Florides e perkthen kengen ne anglisht. Shume shpejt kjo kenge u be kenga me popullore ne meshat tradicionale te krishtlindjeve dhe po ashtu tek kengetaret e krishtlindjeve qe shkonin dere me dere. Kenga Nate e qete e shenjta nate u be keshtu shume e njohur sa qe me kalimin e kohes u interpretua ne disa versione pop. Nje nga keto eshte edhe kjo e bendit soul amerikan The Temptations qe doli ne vitin 1968.
Rekorde shitjejene te gjitha kohet
Edhe kengetarja legjende Mahalia Jakson e ka interpretuar kengen sipas menyres se saj. Mesazhi i paqes dhe ritmi i melodise shkojne shume mire me stilin e saj unik vokal. Versioni i saj ne kengen Nate e shenjte e shenjta nate levdohet pasi ka thyer rekord si disk singel ne shitje ne te gjitha kohet - sigurisht ne Norvegji.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kenga Nate e qete e shenjta nate - kenga me e dashur dhe me e njohur e krishtlindjeve
Edhe Elvis Presly ka bere nje variant klasik ne albumin e tij per krishtlindje ne vitin 1957.Asokohe disku i gramafonitpati sukses shume te madh ndoshta per shkak te kesaj pjese. Ne kete pjese mbreti e recitoi kengen e krishtlindjeve me nje ton pak te ulet disi te paqarte.
Kenga dhe turizmi
Kisha e Shen Nikolles ne Oberndorf ku u kendua per here te pare kenga klasike Nata e qete e shenjta nate u shkaterrua ne fillim te vitit 1900 nga nje katastrofe natyrore. Ne vend te tij u ngrit nje kishez per naten e shenjte e te cila ne kohen e krishtlindjeve eshte edhe nje destinacion turistik mjaft i popullor.
Doreshkrimi origjinal nga pena e Jozef Mohrit humbi por ne vitin 1995 ky dokument u zbulua dhe ne te konfirmohet autoresia e autorit te tekstit te kenges ne vitin 1816. Pra ai e kishte shkruar dy vjet para se te behej premiera e saj. Muzikologet hulumtues kane gjetur gjurme tek kenget popullore austriake te melodise nga Franz Xaver Gruber.
1914 Harmoni ne llogoret e luftes
Kenga Nata e qete e shenjta nate u perkthye ne te pakten 44 gjuhe. Kenga u kendua nje here ne te njejten kohe ne gjermanisht anglisht dhe frengjisht kur ushtaret armiq ne Luften e Pare Boterore shpallen armepushim per pak kohe ne mbremjen e shenjte ne vitin 1914. Se bashku ata akorduan ne harmoni ne llogoret e luftes kengen e vetme te krishtlindjeve Nata e qete e shenjta nate.
Ju duhet te besoni se fakt mbetet qe 192 vjet pas daljes per here te pare ne skene te kesaj kenge me 24 dhjetor 1818 ajo mbetet ne gjithe boten nje nga kenget e krishtlindjeve me te dashura.
Autor Gavin Biackburn / Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktor PandeliPani