Shumë seks për t’u shfaqur në Indi

Bordi Qendror i Certifikimit të Filmit i Indisë ka insistuar që të priten pesë skena, përfshirë dy në të cilën aktorët Daniel Craig dhe Rooney Mara bëjnë dashuri dhe një tjetër në të cilën personazhi i Mara-s Lisbeth Salander dhunohet nga kujdestari i saj ligjor, raportojnë mediat.
Fincher ka refuzuar të bëjë ndryshime në filmin e tij dhe kompania Sony Pictures i ka braktisur planet për premierën e 10 shkurtit.
“Sony Pictures nuk do ta lansojë filmin ‘The Girl with the Dragon Tattoo’ në Indi”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyrat e kompanisë në Mumbai. “Bordi i censorëve e ka vlerësuar filmin si të papërshtatshëm për shikim publik në formën e tij të pandryshuar dhe derisa ne jemi të përkushtuar të mbajmë dhe të ruajmë vizionin e regjisorit, ne, si gjithmonë, do të respektojmë udhëzimet e vëna nga bordi”.
‘The Girl with the Dragon Tattoo’, adaptimi i dytë i librit të parë të trilogjisë ‘Millennium’ nga Stieg Larsson, nuk ka qenë ndonjë goditje e madhe në box-office por ka marrë pesë nominime për Oscar javën e kaluar.