Shumëfishoni komunikimin me PLUS
Operatori me i ri në tregun mobile PLUS shumëfishon mundësitë për komunikim të gjithanshëm për të gjithë klientët me parapagesë përmes paketave më të fundit promocionale, që përfshijnë minuta falas brenda dhe jashtë rrjetit si dhe MB falas për internetin në celular. Tashmë me PLUS, komunikimi me celular i përshtatet më së miri dëshirave tuaja, me koston më të ulët. Konkretisht, përmes Paketës Javore klientët me parapagesë PLUS përfitojnë mijëra mundësi për komunikim, duke përfshirë 1300 minuta brenda rrjetit PLUS, 10 minuta kombëtare jashtë rrjetit PLUS si dhe 190 MB internet falas, me një kosto minimale prej 400 lekësh me TVSH. Për të shumëfishuar mundësitë e komunikimit dhe për t’i zgjeruar ato në kohë, klientët me parapagesë të PLUS mund të zgjedhin Paketën Mujore. Kjo Paketë përmban 4500 minuta brenda rrjetit PLUS, 10 minuta kombëtare jashtë rrjetit PLUS si dhe 490 MB internet falas, me një kosto prej vetëm 1 mijë lekësh me TVSH. Paketat Javore apo Mujore blihen lehtësisht përmes shërbimit “Klik PLUS” #100# apo duke telefonuar Shërbimin për Klientin në numrin 140. Një tjetër arsye për t’iu bashkuar rrjetit PLUS është edhe promocioni për aktivizimet e reja, për klientët, të cilët dëshirojnë të blejnë një numër të ri tek PLUS. Duke u bërë pjesë e rrjetit PLUS, me zgjedhjen unike të numrit të preferuar, siç ua ka ënda, klientët që aktivizojnë numrat PLUS përfitojnë 1500 mundësi komunikimi, që përfshijnë plot 1300 minuta brenda rrjetit PLUS, 10 minuta kombëtare jashtë rrjetit PLUS, 40 SMS brenda rrjetit PLUS si dhe 150 MB internet falas.