E Diel, 1 Nëntor 2026

Hebovija: Ndërtimit në kolaps, kontribuojnë edhe çmimet e larta të lëndëve të para

Ndërsa sektori i ndërtimit vazhdon të jetë në kolaps, janë edhe çmimet e lëndëve të para që kontribuojnë në këtë gjendje. Nëndrejtori i Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija, shprehet se tregu nuk po funksionon siç duhet, edhe pse muajt e fundit ka pasur rritje të investimeve në infrastrukturë. Sipas tij, sektori i banesave vazhdon të jetë i bllokuar, si pasojë e mungesës së lejeve të ndërtimit. Kështu, sipas statistikave, të INSTAT, në tremujorin e parë të këtij viti, indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi një rritje prej 0.2 % kundrejt tremujorit të mëparshëm. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010, ky indeks ka shënuar një rritje me 0.5 për qind. Rritje njohën grupi “Shpenzime direkte”, nëngrupi ”Shpenzime materiale”, ndërsa krahasuar me tremujorin e mëparshëm një zbritje me 0.3 % ka pasur grupi ”Fitimi i parashikuar”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›