Miqësore U-19, sot Kosovë -Shqipëri

Në kuadrin e përgatitjeve për eliminatoret e Kampionatit Europian të futbollit për U-19 kontingjenti i kuqezinjve tanë sot zhvillojnë ndeshjen e dytë miqësore me kombëtaren e Kosovës. Skuadra e drejtuar nga Ramadan Shehu ka mbërritur në Prishtinë në mbasdreken e ditës së diel, ndërkohë të hënën në ora 17.00 do të përballet me kombëtaren kosovare në stadiumin e Prishtinës.
Në përballjen e parë zhvilluar të premten e kaluar në stadiumin “Selmam Stermasi” të kryeqytetit shqiptar, të drejtuar nga treshja shqiptare me kryesor Kridens Metën, kuqezinjtë e Ramadan Shehut fituan me rezultatin 2 me 1.
Shqipëria aktivizoi në formacionin e parë këto futbollistë: Mario Mema, Antonio Marku, Françesko Tirana, Mato Qëndro, Renald Shehu, Ariel Shtini, Grigor Topalli, Emilian Musta, Edon Hasani, Eni Imami dhe Irdi Rrapaj.
Ndërsa në krahun tjetër trajneri i Kosovës, Ramiz Krasmiqi, u prezantua me këtë formacion: Flogent Zymeri, Dardan Jashari, Karahoda Admir, Argjend Mustafa, Labinot Haziri, Baton Morina, Lorik Maxhuni, Florent Çitaku, Getoar Dragusha, Dardan Çaka, Gentrit Begolli.
Të parët kaluan në avantazh kosovarët me anë të Argent Mustafaj përmes një goditje standarte. Më pas, presioni i vazhdueshëm i kombëtares së Shqipërisë nxori në dritë dy gola njëri pas tjetrit, autorëve të të cilëve ishin kavajasi Ariel Shtini Renald Shehu, futbollist ky që luan në kampionatin Italian me Modenan.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 07 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili