Vata: Moska, jo i duhur për MekGidin

Agjenti shqiptar i FIFA-s, Rudi Vata, është duke trajtuar një transferim milioner të anësorit në Sëlltikut, Ajdën MekGidi te Spartaku i Moskës, pavarësisht se irlandezi ka shumë mundësi të luajë në një prej ekipeve të Premier Ligës angleze.
Vata tha për mediat skoceze se irlandezi MekGidi mund të përfitojë më shumë se 2.5 milionë euro pas taksave, teksa klubi rus ka gati një ofertë prej 10 milionë euro për 24-vjeçari.
“Nuk mendoj se ai do të shkojë (në Moskë). Ai ka një apo dy opsione për të lëvizur në jug (në Angli) dhe unë mendoj se (MekGidi) dp të shkojë atje. Nuk është e lehtë të bësh miq të rinj dhe të bësh udhëtime të gjata për ndeshjet.
“Moska është një qytet i bukur, një qytet i madh, por kërkon personalitet të fuqishëm, dikë që të mbijetojë atje”, - citohet Vata, i cili në të kaluarën ka luajtur si mbrojtësi për Sëlltikun.
Futbollisti i Kombëtares së Irlandës, Ajdën MekGidi, është prej kohësh në fokusin e Birmingam Sitit.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 07 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili