E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumi për rregullat e reja: Janë vërtet të pakuptimta

"Jam i befasuar nga rregulltat e reja. Nuk mendoj se ndihmojnë F1, sepse kanë hyrë në fuqi me vonesë". Majkëll Shumaker e komenton kështu revolucionin e "Fia"-s për botërorin e ardhshëm. Në veçanti rregulli i ri, sipas të cilit titullin e pilotëve e merr ai që fiton më shumë gara, nuk e bind 7 herë kampionin e botës, i cili nëpërmjet faqes së tij në internet ka deklaruar: "Jam i befasuar, që i kanë ndryshuar rregullat kaq vonë. Nuk besoja te sistemi i ri për të nxjerrë fituesin. Nuk e kuptoj se çfarë sensi ka të kesh një kampion bote, i cili ka më pak pikë në klasifikim në krahasim me vendin e dytë, edhe pse mendoj se përforcimi i pozicionit të fituesit është një gjë e mirë. Por duhet të gjejmë mënyrën që F1 të mbetet në majën e sporteve motoristike, duke demonstruar kompetitivitetin e saj edhe në nivelin më të lartë teknologjik". Në javët e kaluara, Shumaker ka qenë edhe në Barcelonë për të asistuar në bokset e Ferrarit në testet e Felipe Masës e Kimi Raikonen. Një rast i mirë për të krijuar një ide rreth rivalëve në pistë, pak para nisjes së kampionatit pas dy javëve në Australi. "Mendoj se jemi në formë të mirë dhe ju garantoj se me dy makinat tona jemi në pozicionin për të luftuar për titullin kampion në këtë sezon".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›