E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona, i vrarë në shpirt nga Boka e tij

Diego Maradona është "plagosur në shpirt" nga akuza për tradhti e tifozëve të Boka Zhuniors, pas sherreve me Juan Roman Rikelme dhe vendimit për të mos grumbulluar më kombëtare. "Kjo gjë më lëndon në shpirt, por nuk e kam me tifozët, të cilët kanë të drejtë të mbështesin kë të duan. E vetmja gjë që mund të bëj është të vazhdoj në rrugën që kam nisur. Nuk ka asnjë dyshim se këto mosmarrëveshje me tifozët e Bokas janë gjëja e fundit që do të doja të më ndodhte në jetë", shprehet Maradona në një intervistë në Buenos Aires.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›