Shumi, prova në pistë, së shpejti kontrata me Mercedes
Majkëll Shumaker do të ulet në njëvendëshen gjermane, ndoshta në atë të dy sezoneve më parë, për të kryer disa xhiro, në mënyrë që të vërtetojë se nuk ka asnjë problem përsa i përket gjendjes së tij fizike dhe se është i gatshëm për të garuar përsëri.
Vetëm pas miratimit nga ana e doktor Johan Peil, Shumi do të firmosë kontratën me skuderinë nga Shtutgarti. Ndërkohë, së shpejti pritet edhe një takim midis tij dhe presodentit të Ferrarit, Luka di Montezemolo, në të cilin Shumaker do të zgjidhë kontratën që e mban të lidhur me skuderinë italiane. Por kjo është thjesht një formalitet.