E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, moti i keq shkakton vonesa të trageteve

Burimet nga Kapiteneria e këtij porti thonë se deti gjatë ditës së sotme kishte një forcë prej 6-7 ballë. Tre tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur me vonesë në port.

Ndërkohë, anijet e vogla të peshkimit nuk kanë dalë fare në deti për shkak të dallgëve. Të njëjtat burime thonë se edhe në ditët në vazhdim deti do të ketë të njëjtën forcë, ndërsa do të ketë ndryshime të  drejtimit të erës. Kjo do të vështirësojë lundrimin e anijeve në det të hapur. Edhe në portin e Vlorës situata paraqitet e njëjtë. Kushtet detare do të jenë të paqëndrueshme. 

Sipas burimeve, era do të ketë drejtimin Jug-Juglindje me shpejtësi 8-10 m/sek dhe 12-14 m/s në afërsi të bregut, ndërsa valëzimi parashikohet në 2-3 ballë në hapësirën detare brenda gjirit dhe 6-7 ballë në det të hapur.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›