Optimizem ne Bruksel per bisedimet Kosove-Serbi

Raundi i peste i bisedimeve vuri perballe te shtunen paradite zevendeskryeministren e Kosoves Edita Tahiri si edhe zyrtarin e larte te Ministrise se Jashtme serbe dhe kreun e delegacionit serb Borko Stefanovic. Bisedimet nisin te shtunen ne Bruksel ndersa me shume gjasa do te programohet dhe nje tjeter takim para pushimit veror. Marreveshjet duket se jane gati por ato nuk do te nenshkruhen nga palet pasi Serbia nuk nenshkruan aty ku permendet Kosova si shtet i pavarur.Marreveshjet pritet ti jepen Robert Copperit ndermjetesuesit te BE-se. Marreveshja per levizjen e lire duket se eshte gati njoftohet nga Brukseli.
Ne jemi optimiste se mund te arrijme rezultate konkrete. Ky ishte parashikimi per kete fundjave i raundit te ri te bisedimeve mes Kosoves dhe Serbise me ndermjetesimin e BE-se ne Bruksel i nje zyrtari te larte te BE-se.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Borko Stefanovic kryeson delegacionin serb
Palet me bisedimet i afrohen me shume Evropes
Te fokusuar ne problemet praktike qe komplikojne jeten e perditshme te njerezve te zakonshem te dy palet kane punuar vertet per te zgjidhur ceshtje te ndryshme. Te tjera ceshtje ne tavolinen e bisedimeve jane problemet me regjistrimin e popullsise tokave dhe njohjes se prones. Gjithashtu do te diskutohen ceshtjet e telekomunikimit doganave si dhe njohja e ndersjellte e diplomave universitare.
Me nje ndihme te madhe nga ana e BE Serbia dhe Kosova ne Marsin e kaluar thyen akullin duke zhvilluar bisedime direkte te parat qe pas pavaresise 3 vjet me pare. Ky dialog i afron te dyja palet akoma me shume me Evropen.
Serbia synon arritjen e nje pozicioni te favorshem si shperblim te BE-se per pozicionin e bute ndaj Kosoves. Edhe arrestimi i te shumekerkuarit Ratko Mlladic i ka shtuar piket Beogradit zyrtar. Serbia ende e konsideron Kosoven si nje pjese te territorit te saj ne jug. Sidoqofte 75 vende duke perfshire SHBA-ne dhe 22 nga 27 vendet e BE-se e kane njohur Kosoven si shtet sovran dhe te pavarur. Bisedimet Kosove-Serbi synojne afrimin e paleve pas shpalljes se pavaresise se shtetit me te ri ne bote Kosoves dhe mosnjohjes se tij nga Beogradi zyrtar.
Autor AG/Aurel Borici
Redaktoi Lindita Arapi