Prifti: Rritja e energjisë me 44%, normale

Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe energjitikës deklaroi se gjatë vizitës në panairin e "Klik Ekspo Grup" se rritja e cmimit të energjisë me rreth 44 përqind është diçka jonormale dhe e papërballueshme për konsumatorin shqiptar. "Megjithëse unë nuk kam më të drejtë të ndërhyj e vetmja gjë që më mbetet është që t'i bëj thirrje ERE-s që ta rishikojë edhe njëherë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë", u shpreh ai.
Ndërsa përsa i përket ndarjes së shoqërisë në shtresa për çmimin Prifti deklaroi se kjo është diçka mjaft pozitive pasi në vendin tonë ka familje të cilat kanë vështirësi më të mëdha ekonomike se disa të tjera.
Ministri Prifti deklaroi gjithashtu se panairi është një mundësi mjaft e mirë për reklamimin e bizneseve shqiptare. Gjatë vizitës në panair ai ndaloi në disa stenda ku ekspozoheshin produkte të ndryshme.
Panairi "Klik Ekspo Grup" do të qëndrojë i hapur deri në datën 30 nëntor.