Kubë, ushtria në alarm nga sulmet e ushtrisë amerikane
Ushtria kubaneze është duke u stërvitur që të jetë e gatshme ndaj çdo sulmi të papritur të ushtrisë amerikane për të pushtuar shtetin ishullor komunist. Ditën e enjte ushtria kubaneze ka filluar një stërvitje 3-ditore vetëm 90 milje larg kufirit me shtetin amerikan. "Bastion 2009" është emri i koduar i stërvitjes ushtarake që po kryejnë forcave paramilitare kubane në mënyrë që siç shprehen autoritetet ushtarake komuniste, vendi i tyre të mos gjendet i papërgatitur ndaj çdo lloj sulmi prej ushtrisë më të fuqishme të planetit, asaj amerikane.
Është e hera e pestë në 30 vite që ushtria kubane bën të tilla paralajmërime për sulme të papritura nga ushtria e SHBA-së, por asnjëherë nuk kanë rezultuar të vërteta. Siç duket autoritetet komuniste kubane, ushtria amerikane mund të shfrytëzojë krizën ekonomike që ka kapur ekonominë e vendit komunist për të kryer një sulm ushtarak me bazë të gjërë.
Kjo është stërvitja e parë ushtarake që kryhet që nga koha që në krye të vendit ëshë Raul Castro, vëllai i liderit komunist, Fidel Castro, i cili nuk e ka marrë ende veten nga sëmundjet e shumta që ai ka. Këto akte nga ushtria kubane vinë pavarsisht gjuhës së dialogut që ka shpallur presidenti Obama për të lehtësuar embargon me shtetin ishullor që po zgjat prej 47 vitesh, që nga viti 1962.