E Diel, 1 Nëntor 2026

Shvajnstajger zgjat kontraten deri ne 2016-n Jete te gjate Bajernit

Bastian Shvajnstajger ka veshur fanellen e Bajernit qe ne 1998-n. Numri 31 konsiderohej nga bordi i ekipit si prioritet

Pas fitores te thelle qe mori dje Bajerni ndaj Sant Paulit 66 mije shikuesit qe ndodheshin ne Allianz Arena si rrallehere festuan edhe pasi kryesori Rafati i ra tri here bilbilit. Pervec trisit te shpalosur nga djemte e Van Galit ajo cka e ngriti ne kembe tere stadiumin e bavarezeve ishte deklarata e numrit 31. Bastian Shvajnstajgeri ne fund te takimit i mori mikrofonin Stefan Lemanit spikerit te stadiumit per tu dhene nje lajm te mrekullueshem te gjithe tifozeve te Bajernit Une kam zgjatur kontraten do te qendroj me Bajernin deri ne 2016-n. Jete te gjate Bajernit

12 vite

Bastian Shvajnstajgeri ka shkuar ne Mynih qe ne 1998. Numri 31 i bavarezeve ka veshur fanellen e skuadres me te titulluar ne Gjermani prej 12 vitesh tashme. Ai para se te lidhte nje kontrate prej profesionisti me skuadren e pare fitoi me Bajernin titullin kampion me U-17 dhe U-19. Pervec pese titujve qe ka fituar me bardhekuqte ai ka edhe nje vend te dyte ne Ligen e Kampioneve vitin e kaluar Bajerni humbi finalen me Interin 2-0. Lojtari ne fjale gjithashtu njihet edhe ne rang kombetaresh. Keshtu ne Boterorin Gjermani 2006 ai mori medaljen e bronzit me ekipin teutonik ndersa edhe ne Boterorin e 2010-s te zhvilluar ne Afrike te Jugut arriti te njejtin rezultat por kesaj radhe u cilesua si njeri prej lojtareve me te mire te kompeticionit.

Skuadra e se ardhmes

Drejtuesit e Bajernit te Mynihut e kishin bere te qarte qe ne muajin e kaluar qe Shvajni ishte nje prioritet i klubit tjetri eshte Liga e Kampioneve e 2012-s finalja e se ciles do te zhvillohet ne Allianz Arena. Me 30 nentor ne mbledhjen vjetore te klubit bavarez Karl Hainc Rumenige se bashku me presidentin Uli Henes deklaruan se do te benin gjithcka per te mbajtur gjate ne Gjermani mesfushorin e talentuar. Me kete hap drejtuesit bavareze kane ngritur qe tani themelet e ekipit te se ardhmes. Para se te rinovonin kontraten me Shvajnin drejtuesit e klubit bavarez kane zgjatur edhe kontraten e disa elementeve te tjere te kesaj skuadre Filip Lam deri ne 2016 Tomas Myler 2015 Holger Badstuber 2014 dhe Frenk Riberi 2015. Ne fund te fjales se tij numri 31 i bavarezeve iu drejtua edhe nje here tifozeve te klubit me te titulluar ne Gjermani E kam zgjatur kontraten vetem per ju.

Renditja

Nd. Pike

1 Borusia D. 16 43

2 Bajer L. 16 32

3 Hanover 96 16 31

4 Mainc 05 15 30

5 Bajern M. 16 26

6 Hofenhaim 16 24

7 Frajburg 15 24

8 E. Frankfurt 16 23

9 Hamburg 16 21

10 Nuremberg 16 19

11 Verder B. 16 19

12 Klautern 16 18

13 Volfsburg 16 18

14 St. Pauli 16 17

15 Shalke 04 15 16

16 Keln 16 15

17 Shtutgart 16 12

18 B. Mgladbah 15 10

Rezultatet

Te premten

Hanover 2 ndash 1 Shtugart

Dje

Bajern M. 3 ndash 0 St.Pauli

Keln 1 ndash 0 E. Frankfurt

Hamburg 2 ndash 4 Bajer L.

Hofenhaim 1 ndash 1 Nuremberg

Klautern 0 ndash 0 Volfsburg

B. Dortmund 2 ndash 0 Verder Bremen

Sot

1530 Fraiburg ndash B. Mgladbah

1730 Mainc 05 ndash Shalke 04

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›