Rol drejtues ne Evrope nje shans i ri per Gjermanine
Bashkimi Evropian perpiqet te shpetoje monedhen e perbashket. Gjermania ka marre ne kete mes nje rol drejtues shenje e nje vetedijeje te re te qeverise gjermane.
Per dekada me radhe politika gjermane per Evropen karakterizohej nga nje permbajtje e madhe. Vlente deviza lsquoNe asnje menyre nuk duam nje Evrope gjermane por nje Gjermani evropiane. Edhe me e vogla pershtypje e synimeve hegjemoniale dhe me to edhe kujtimet e historise duhej te shmangeshin per arsye te shendosha. Ne rast nevoje interesat kombetare liheshin menjane per te mos rrezikuar frymen evropiane. Dhe edhe me rolin e kontribuuesit kryesor gjermanet prej kohesh nuk kishin me probleme.
Me krizen e euros kjo po ndryshon ne menyre sa te shpejte aq edhe radikale. Nese te gjithe do te silleshin si Gjermania nuk do te kishim probleme me euron kjo eshte pershtypja mbizoteruese ne opinion ne Gjermani. Nese te gjithe do te kishin administruar aq mire sa gjermanet do te kishin punuar aq shume dhe do te kishin kerkuar paga te uleta ne krahasim me mesataren Dhe tani kjo eshte pershtypja gjermanet duhet te shpetojne gjithe ato vende te cilat nuk i kane nen kontroll financat e tyre
Natyrisht kjo nuk eshte kaq e thjeshte. Gjermania ka kontribuar ne mase te konsiderueshme ne mjerimin aktual. Por nje pjese e madhe e opinionit ne Gjermani dhe nje numer mediesh e shtyjne aktualisht politiken gjermane te marre nje rol te ri ne Evrope ate te mbikeqyresit te rrepte. Nen ze perfaqesues te shteteve te tjera po aq solide sa Gjermania kane shprehur madje deshiren per nje rol te tille. Ata vete nuk kane besim se mund ta kryejne kete detyre ose nuk jane me aq peshe sa fjala tu zere vend ne skenen evropiane.
A duhet pra Gjermania te marre nje rol te ri ne Evrope I rendesishem eshte ne radhe te pare toni. Nese roli i Gjermanise perceptohet si rol pozitiv drejtues qe konfirmohet nga rendesia e Gjermanise dhe forcohet natyrshem nga statistikat e saj te mira nga ekonomia asgje nuk flet kunder. Madje do te ishte e papergjegjshme te refuzohej nje detyre e tille.
Por ne radhe te pare Kancelarja Angela Merkel ka bere te vetin nje ton ne Bruksel i cili te kujton nje mesues qe qorton nxenesit e pabindur. Me kete qendrim Gjermania perceptohet si diktuese dhe refuzohet. Nuk eshte e lehte te sillesh si duhet ne kete situate. Por efekti eshte vendimtar ne pyetjen nese Gjermania mund te shfrytezoje ndikimin e saj per Evropen dhe veten e saj.