E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shvarcenberg: Vendet e Ballkanit kanë të drejtë të jenë në BE

Ministri i jashtëm i Çekisë, Karel Shvarcenberg, ka paralajmëruar se vendi i tij dhe shtetet e tjera anëtare të Grupit të Vishegradit do të përpiqen që vendet e Ballkanit Perëndimor të mos kenë pengesa për anëtarësim në BE ndërsa ka shtuar se ky është interes afatgjatë i Çekisë.

“Procesi i zgjerimit nuk duhet të ndërpritet me pranimin e Kroacisë si anëtare e re. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, si vende evropiane, kanë të drejtë të jenë anëtare të BE-së”, tha Shvarcenberg.

Sipas tij anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është çështje kohe, e përgatititjeve dhe e plotësimit të kushteve nga këto vende por duhet të luftojmë që të mos u vihen pengesa të mëtejshme.

Ndërkohë në muajin korrik, Çekia merr presidencën e radhës së këtij grupi, ku gjenden edhe Sllovakia, Polonia dhe Hungaria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›