Gejts Kreu i ri i al-Kaides Ajman al-Zavahiri do te kete fatin e bin Ladenit

Zyrtare te larte te Pentagonit thone se ushtria amerikane do ta kape ose do ta vrase udheheqesin e ri te Al-Kaides dhe se ai do te kete te njejtin fat si Osama bin Laden.
Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts u tha gazetareve ne Pentagon se Ajman al-Zavahiri do te ndeshet me sfida si udheheqesi i ri i al-Kaides duke thene se atij i mungon karizma e vecante qe kishte bin Ladeni.
Zoti Gejts tha se Zavahiri i cili ishte zevendesi i bin Ladenit po ashtu nuk ka pervoje operacionale si udheheqesi i meparshem i cili u vra nga forcat speciale amerikane gjate nje operacioni ne Pakistan
Ky njoftim nga al-Kaida na kujton se pavaresisht nga fakti qe rrjeti ka perjetuar nje humbje te rende nga vrasja e bin Ladenit dhe nje numer zyrtaresh te tjere al-Kaida kerkon te zgjeroje operacionet duke zevendesuar udheheqesit e vrare dhe mbetet e angazhuar ndaj programit qe ka parashtruar.
Pervec zotit Gejts ne konference ishte edhe Shefi i Shtatmadhorise Admirali Majk Mullen i cili tha se Shtetet e Bashkuara do te vihen ne ndjekje te udheheqesit te ri te al-Kaides.
Ai vete dhe organizata vazhdojne te perbejne kercenim per ne. Ashtu sic u perpoqem dhe sic arritem me sukses ta gjejme dhe ta asgjesojme bin Ladenin pa diskutim do te bejme te njejten gje edhe me Zavahirin.
Qe nga vrasja e bin Ladenit marredheniet e Shteteve te Bashkuara me Pakistanin jane tensionuar ndjeshem dhe disa anetare te Kongresit kane vene ne pikepyetje ndihmat prej miliarda dollaresh qe Uashingtoni i dergon Islamabadit.
Sekretari Gejts tha se Pakistani mbetet nje aleat i rendesishem dhe linjat e komunikimit ndermjet dy vendeve mbeten te hapura
Ne kemi nevoje per njeri-tjetrin dhe jo thjesht ne kontekstin e Afganistanit. Pakistani eshte nje lojtar i rendesishem i stabilitetit rajonal vecanerisht ne lidhje me Azine Qendrore dhe sipas pikepamjes sime ne duhet te vazhdojme te punojme per kete marredhenie.
Konferenca per shtyp mendohet te jete e fundit per Sekretarin e Mbrojtjes Gejts pasi ai do te dale ne pension ne fund te muajit. Presidenti amerikan Barak Obama ka zgjedhur drejtorin e CIA-s Leon Paneta te marre persiper rolin e Sekretarit te Mbrojtjes.