E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shvarcernberg:I gjithë ballkani duhet të integrohet në BE

Ministri çek i Punëve të Jashtme, Karel Shvarcenberg, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së, deklaroi sot në Vjenë se gjithë Ballkani duhet të integrohet në bllokun e 27 vendeve. Gjatë fjalimit para Këshillit të Përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Shvarcenberg theksoi se Ballkani Perëndimor është një nga prioritetet e kryesimit çek të BE-së." I gjithë Ballkani duhet të integrohet në BE. Kur flasim për bashkimin kjo do të thotë se e gjithë Evropa duhet të integrohet. Kjo duhet të bëhet gradualisht dhe jo brenda natës", sqaroi Shvarcenberg. Duke folur para përfaqësuesve diplomatikë të 56 vendeve anëtare të OSBE-së, shefi i diplomacisë çeke theksoi se prioritetet e vendit të tij gjatë kryesimit të BE-së janë në politikën e jashtme, partnetitetin me Evropën Lindore, Ballkanin Perëndimor, marrëdhëniet transatlantike dhe siguria energjetike

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›