Bashkia e Tiranës prezanton projektin "Mendo gjelbër"
Bashkia e Tiranës mbështeti sot prezantimin e projektit "Think Green" (Mendo gjelbër) nga skuadra "SIFE" (Studentët në Sipërmarrje të Lirë) e Universitetit të Tiranës. Ky projekt ka si synim sensibilizimin e grupmoshave të reja në fushën mjedisore të riciklimit të mbetjeve..
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama tha se "jo vetëm unë, por dhe Bashkia e Tiranës jemi të interesuar të mbështesim këtë projekt, pasi këtu shohim një dritë shprese. Dritë kjo që duhet të përhapet kudo". Gjithashtu ai shtoi se " ky është një projekt që në dukje është i vogël, por në thelb është një projekt i madh . Pasi ky synon të ndryshojë cilësisht këndëvështrimet e njerëzve për realitetin, raportin e njerëzve me realitetin, rolin e çdo individi për ruajtjen e mjedisit dhe shlyerjen e atij borxhi që secili prej atyre që jetojnë sot kanë ndaj atyre që do të vijnë nesër."