E Diel, 1 Nëntor 2026

“Si Era” në Brataj, një destinacion ku ndërthuren natyra, historia dhe mikpritja

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Në Brataj të Vlorës, në zemër të zonës së Lumit të Vlorës, vila  “Si Era” ofron një përvojë që ndërthur qetësinë e natyrës, peizazhin e zonës dhe elementë të mikpritjes shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo strukturë hoteliere, e cila ndodhet vetëm 30 minuta nga Vlora dhe nga Himara, përballë urës historike në Brataj.

“‘Si Era’ në Brataj të Vlorës, një destinacion ku natyra, historia dhe mikpritja shqiptare ndërthuren në një përvojë speciale për çdo vizitor”, tha Rama.

E vendosur mes maleve dhe pranë lumit Shushicë, kjo strukturë krijon mundësi për të eksploruar edhe pasuritë natyrore dhe historike të fshatit Brataj. Pranë strukturës ndodhet Ura e Bratajt, një urë historike prej guri mbi lumin Shushicë, e cila përbën një atraksion për vizitorët që zgjedhin këtë zonë.

Me kombinimin e natyrës, qetësisë dhe hapësirave të çlodhjes “Si Era” përfaqëson një tjetër mundësi për të zbuluar potencialin turistik të zonës së Lumit të Vlorës.


/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›