Si babai, edhe bija Berlusconi tradhton partnerin

Zbulohet shkaku i divorcit nga futbollisti Alexandre Pato. E dashura e tij, Barbara Berlusconi, e bija e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, e tradhtonte me një student. Nuk dihet nëse është ky shkaku që Pato zyrtarizoi para pak ditësh ndarjen nga e bija e Silvios, por revista italiane “Chi” ka publikuar disa foto, tek të cilat Barbara shfaqet duke shijuar pushimet me të dashurin e ri, Lorenzo Guerrieri.
Edhe ish-kryeministri italian njihet për tradhti të shumta ndaj ish-bashkëshortes së tij, madje edhe me vajza nën moshën 18-vjeçe, për çka është dënuar me burg nga një gjykatë italiane.
Paparacët kanë mundur të fiksojnë disa momente nga vendi i quajtur “Vila Certosa” në Sardenjë, kur janë “kapur” Barbara dhe studenti i ekonomisë, Lorenzo Guerrieri, i cili punon në një kinotekë të atjeshme.
Sipas Balkanweb, tashmë studenti nuk ka nevojë të punojë për t’i paguar studimet e tij, pasi ato mund të sponsorizohen nga vajza e Berlusconit./Indeksonline/