Kërcënohet me vdekje
Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 12:14
Jessie J ka marrë kërcënime më vdekje për shkak se është bërë e famshme.
Krijuesja e hitit “Nobody’s Perfect” ka treguar se ajo dhe familja e saj kanë qenë cak i shumë individëve që e urrejnë atë, pas suksesit që ajo fitoi në karrierën e saj si pop këngëtare.
“Kam pasur mesazhe se ‘do të vrasim familjen tuaj’. Kërcënime për vdekje”, tha Jessie. “Një mesazh ka qenë, ‘Shpresoj të fitosh HIV apo kancer në laring”.