E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si do të jetë gazetaria e së nesërmes?

Share

NEWS WORLD SUMMIT 2012: Nga 30 maji deri më 1 qershor, gazetarë nga e gjithë bota u përpoqën të përfytyrojnë të ardhmen e profesionit të tyre sot kur gazetaria është në ndryshim të jashtëzakonshëm. Ata u mblodhën në Paris në forumin NEWS WORLD SUMMIT, organizuar nga Global Editors Network. Një nga reporterët e TV5 Monde përgatiti këtë reportazh, të cilin po paraqes më poshtë. Po ashtu, unë pata rastin që të njihem me të gjitha diskutimet që u mbajtën në këtë ngjarje të madhe për gazetarinë botërore në saj të marrëdhënieve me TV5 Monde si pjesëmarrës i Blogue Planetaire.

Po si do të jetë media e së nesërmes? Diskutantët në këtë forum theksuan se interneti dhe media on-line duket se po e sfidojnë median tradicionale. Ata vunë re se edhe profesioni i gazetarit apo formati i artikullit ka ndryshuar. Raporti lexues-gazetar nuk është si më parë dhe një nga sfidat e mëdha të së ardhmes është mobili, domethënë vendi ku do të shfaqet media e së nesërmes do të jetë aparati celular. Ndaj dhe editorët e mëdhenj po nxitojnë që të jenë të pranishëm në katër ekrane-celular, ordinator, tablet dhe televizion. Ndërsa ajo që duket e paarritshme sot mund të jetë realitet nesër dhe ky do të jetë rrjeti Social-TV. Po le të ndjekim reportazhin e mëposhtëm të koleges Laure Constantinesco

Ilir Yzeiri

Nga Laure Constantinesco

VDEKJA E ARTIKULLIT TRADICIONAL…

Webi solli më shumë vdekjen e artikullit dhe të reportazhit të ashtuquajtur tradicional. Kjo ndoshta nuk është një gjë e keqe: thotë Peter Bayle i CNN International. Për sa kohë do të kemi gazetarë cilësorë, nuk do të ketë asnjë problem, vijon ai.

Jim Roberts i New York Times thotë se gazetarët po jetojnë sot moshën e artë të artikullit! Mjetet që ke sot në dispozicion për të treguar një histori janë pa kufi dhe shumë fleksibël.

Të njëjtin konstatim bën edhe Edwy Plenek bashkëthemelues i Mediapart, për të cilin numeriku i ka dhënë artikullit një rini të re, sepse me të ti mund të ruash e të mbrosh traditat më të mira me mjete që nuk eksiztonin në epokën e shtypit prej letre “.

… DHE LINDJA E FORMATEVE TË REJA

Webi i jep dorë gazetarisë që të rikrijojë dhe të rizbulojë. Këta dy vjetët e fundit, formate që për disa ishin të panjohura më parë, tani janë në fazën që po bëhen klasike.

I pari mes tyre është live-blog ose live-blogging, ky artikull multimedial në kohë reale. Në Agence France Presse, është menduar për këtë format që në vitin 2008 gjatë fushatës elektorale për presidentin amerikan, sepse shumë reporterë sillnin materiale që nuk përdoreshin në fund të ditës thotë Juliette Hollier-Larousse, kryeredaktore e AFP-së.

“Gazetaria on-line ose live shpërtheu gjatë 12 muajve të fundit me një nisje të ndrojtur në 2009 shpjegon Kate Fairhust e Scribblelive, ndërmarrje që propozon një mjet të live-blog-ut për mediat. Është e vërtetë që përdoruesit e internetit u gjendën të tërhequr pas live-it në 2011, sepse ndodhën ngjarje ndërkombëtare të jashtëzakonshme. Në sitin e TV5 Monde ne e përdorim rregullisht këtë format prej më shumë se një viti.

Meqenëse audienca matet me kontaktin ose me klikimin, tani shtrohet çështja e monedhëzimit(pagesës). Një zgjidhje mund të jetë ajo që sjell GEN Live desk, formai i live-it i krijuar prej Global Editors Network në partneriat me Google, me pjesëmarrjen edhe të gazetarëve të BBC-së, The Guardian-, Le Monde, të Voralberger Nachrichten dhe Zeit Online. Ky mjet është falas dhe burim i hapur(domethënë kodi, kodi-burim është i arritshëm për të gjithë ata që e zhvillojnë për ta përmirësuar dhe për ta personalizuar) dhe lejon të futësh aty reklama. Ky mjet do të jetë i mundshëm në shtator për të gjitha redaksitë.

Një prirje tjetër është gazetaria e hapur ose open journalism. Benoît Raphaël, krijuesi i Post(zëvendësuar sot me Huffington Post), i Plus dhe i Lab, është një mbrojtës i zjarrttë i tyre. Për të, roli i mediave sot nuk është më që të transmetojnë informacion te publiku, por tamam-tamam ti japin atij fjalën dhe ta ndihmojnë që të dëgjohet edhe ai.

Paul Lewis, kryeredaktor i The Guardian, media pioniere në fushën numerike, vlerëson se gazetaria e hapur, para së gjithash, do të thotë të rimësosh se nuk dihen të gjitha. Informacioni nuk qarkullon në një drejtim gazetarë-lexues.

Për Sharon Moshavi, zv.president i International Center for Journalists, më tepër është fjala për një akt qytetar. Ky bashkëshoqërim ka krijuar media qytetare në zonat ku gazetarët nuk shkojnë dot. P.sh. në Indi popullsitë fshatare tani kanë akses në informacion: banorët përdorin celularët për të dhënë informacione që më pas shpërndahen në një radio.

Flitet shumë edhe për gazetarinë e të dhënave ose data-journalisme ose më shumë akoma vizualizim i të dhënave. Në këtë rast principi që vepron është ai që kërkon ti bëjë të dhenat bruto-shifrat sidomos- të kuptueshme për të gjithë.

Për Chiqui Esteban të lainformacion, “një grafikë funksionon më mirë se një tekst”. Alastair Dant i The Guardian paraqiti punët më të mira të realizuara në gazetën e tij si grafika interaktive të shpenzimeve publike britanke ku internetasi vetë mund të kryejë shkurtime në buxhet për të shëndoshur financat e vendit të tij! The Guardian punon sot me projektin miso (financuar nga fondacioni Gates), një mjet në formën e burimit të hapur në mënyrë që gjithë bota të mund të zbulojë të dhënat e njohura (open data) për shpenzimet publike.

Në News World Summit, një juri rinjohu me një shpërblim për herë të parë inisiativat më të mira të Data Journalism Awards. 57 projekte të mediave nga e gjithë bota ishin në garë. Gjashtë prej tyre u shpërblyen.

Formati tjetër është “fact-checking” ose verifikimi i të dhënave. Ose në çmënyrë gazetari shkon te themelei i burimeve, domethënë si e bën ai verifikimin para se ta publikojë lajmin… Një praktikë që ka lindur në mediat amerikane dhe që ka shkëlqyer në Francë sidomos gjatë zgjedhjev presidenciale. Sylvain Lapoix mbrojti aty Véritomètre-in, një mjet i verifikimit të fjalimeve politike gjatë fushatave. Gazetari i OWNI-s vlerësoi dhe u shprehu mirënjohjen internetasve sidomos atyre që riverifikonin shifrat dhe të dhënat pas gazetarëve. Duhet të bëjmë një aleancë me audiencën tonë- këshilloi ai.

Një fjalë e re dhe në modë është fjala kurator. Në këtë rast gazetari nuk duhet të prodhojë , por të përzgjedhë lajmet e shumta dhe të lidhura me një temë të caktuar. Për Jim Roberts të New York Times, ky është specialiteti i së ardhmes.: “Ke përshtypjen se kuratori është një gazetar i klasit të dytë. Është gabim: kuratorët më të mirë u japin vlerë zërave që nuk mund të shprehen pa ata-kuratorët

Më në fund informacioni sot duhet të paraqitet edhe në plate-formes mobiles. 8 ndër 10 amerikanë konsumojnë informacione nga telefonat e tyre celularë sipas një studimi vjetor mbi gjendjen e mediave amerikane të Pew Project for Ex

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›