E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria bllokon deklaratën e SEECP-së për shkak të Kosovës

Share

Shqipëria ka bllokuar deklaratën e përbashkët në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që u mbajt në Beograd.

Përfaqësuesit e Shqipërisë kanë mbajtur qëndrimin se në deklaratë, Kosova nuk është referuar në përputhje me qëndrimin e Bashkimit Evropian. Shqipëria nuk mund të pranojë një draft rezolutë të tillë sepse nuk i referohet rezolutës së Budvës si dhe marrëveshjeve që kemi arritur dhe implementuar deri tani. Ajo që kërkojmë është që rezoluta të jetë në përputhje me pozicionin e BE-së, tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Selim Belortaja.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme ka përsëritur qëndrimin e Tiranës se Kosovës duhet t`i mundësohet që të jetë anëtarë e barabartë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ashtu si dhe në iniciativat e tjera rajonale.

Aktualisht samiti është ndërprerë dhe liderët janë tërhequr për të zhvilluar konsultime. Megjithëse në këtë samit po marrin pjesë krerët e vendeve të rajonit nga Shqipëria as presidenti Bamir Topi dhe as ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto nuk kanë preferuar të jenë prezent.

Ndërkaq, presidenti serb Tomisllav Nikoliç ka thënë se për Serbinë është i papranueshëm propozimi i Shqipërisë, pasi sipas tij, deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje për këtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›