Si do te vezhgohen zgjedhjet ne Kosove

Perfaqesues te mekanizmave nderkombetare dhe te organizatave joqeveritare vendase thone se megjithe kohen e shkurter te organizimit te zgjedhjeve te jashtezakonshme qe do te mbahen me 12 dhjetor ne Kosove nuk do te kete mungese te vezhguesve te procesit zgjedhor dhe te numerimit te votave. Ne kete menyre ata hedhin poshte shqetesimin e disa subjekteve politike te cilet thone se meqenese zgjedhjet ne Kosove mbahen ne prag festave te fundvitit mund te mos kete interesim te mjaftueshem te organizatave per vezhgimin e zgjedhjeve.
Presidenti ne detyre Jakup Krasniqi dhe kryeministri ne largim Hashim Thaci tashme ka kohe qe kane ftuar Bashkimin Evropian qe ti vezhgoje zgjedhjet e pergjithshme ne Kosove. Zedhenesja e perfaqesuesit te Bashkimit Evropian ne Kosove Julia Reuter i tha DW-se nepermes postes elektronike se BE eshte e gatshme te ndihmoje ne mbajtjen e zgjedhjeve se bashku me aktoret e tjere nderkombetare ne Kosove. Prania ndekombetare ne Prishtine eshte duke bashkepunuar me zyren e BE-se ne Kosove dhe ato do te kene ekipe te pranishme ne cdo hap te procesit zgjedhor ne tere Kosoven gjate dites se zgjedhjeve. BE-ja do ta dergoje ne Kosove nje ekip te eksperteve per te shoqeruar procesin e zgjedhjeve dhe ata do te ndihmojne edhe me rekomandime dhe analiza thote Julia Reuter. Ajo pret qe edhe Parlamenti Evropian dhe parlamentet kombetare te vendeve anetare ne parlamentin evropian do te bashkohen ne monitorimin dhe vezhgimin e zgjedhjeve ne menyre qe te gjithe Kosove te jene ne gjendje te ushtrojne te drejtat e tyre ne votim.
Ligji per zgjedhjet ne Kosove parasheh tre lloj vezhguesish. Vezhgues nderkombetar vezhgues vendor nga organizata joqeveritare dhe vezhgues te partive politike. KQZ-ve eshte ne pritje te akreditimit te organizatave nderkombetare qe do te vezhgojne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Xhemajl Peqani nga KQZ-ve thote per programin tone se interesimi per te vazhguar zgjedhjet eshte i madh. Ka interesim te vezhguesve edhe nderkombetare edhe vendore nga organizata joqeveritare per te vezhguar zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe ne baze te kerkesave te deritashme nuk besoj se do te kete mungese te vezhguesve nderkombetare thote Xhemajl Peqani.
Bildunterschrift Zgjedhjet 2009
Rrjeti i organizatave joqeveritare vendore Demokracia ne Veprim eshte e specializuar per vezhgimin e zgjedhjeve ne Kosove. Ismet Kryeziu nga kjo organizate thote per programin tone se zgjedhjet e jashtezakonshme ne Kosove mbahen per here te pare dhe natyrisht qe kjo eshte nje sfide edhe per vezhguesit e zgjedhjeve. Mirepo kesaj radhe sipas zotit Kryeziu do te kete nje numer shume te madh te vezhguesve vendore. Jemi duke punuar me nje strategji te ndryshme nga ajo qe eshte punuar deri tani. Do te kemi vezhgues te vecante qe do te vezhgojne procesin e votimit gjate dites se zgjedhjeve dhe poashtu do te kemi vezhgues te trajnuar qe do te vezhgojne procesin e numerimit pra jemi duke u pergatitur qe te kemi pese mije vezhgues vendore thote Ismet Kryeziu.
Edhe perfaqesues te parlamentit evropian jane shprehur se do te jene te pranishem ne diten e zgjedhjeve ne Kosove dhe kete e ka konfirmuar gjate vizites se saj te fundit ne Kosove eurodeputetja Doris Pack.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Aida Cama