Të rrëfehesh te psikologu apo të flasësh me prindërit?
Heshtja është shqetësuese për prindërit e adoleshentëve, të cilët vuajnë nga ndjenja e humbjes së kontrollit mbi atë që po ndodh me fëmijët e tyre. Ata nuk dinë se cilat mund të jenë mjetet e ndërhyrjes për ta parandaluar gjendjen në të cilën ndodhen. Shpesh është me të vërtetë e vështirë për të gjetur çelësin e duhur dhe për të hapur një dialog kuptimplotë me adoleshentët.
Ai nuk fletcfarë duhet të bëjë prindi?
Mendimi i psikologes Joana Roçi, pedagoge në Univesitetin e Infermierisë për psikologji klinike, është: Atyre u duhet shpesh të përballen me të njëjtën kontraditë dhe nga kjo gjë i tremben faktit të të qenit transparent, prandaj nevojitet një palë e tretë si ndërmjetësuese. Ndonjëherë ndihma e kësaj pale mund të jetë shumë e rëndësishme që të jenë të durueshëm për të lehtësuar klimën emocionale me një buzëqeshje, duke pritur që situata e caktuar të zgjidhet gardualisht. Por nëse fëmija i tyre tregohet egoist, sepse mendon vetëm për veten dhe nuk u referohet kultivimit të vlerave kulturore të familjes…Nëse djali vjen i dehur në shtëpi, apo nëse vajza është e fiksuar mbas kirurgjisë kozmetike, kujt duhet ti drejtohet prindi?
Nëse prindërit reagojnë negativisht, çfarë ndodh…
Sipas psikologes Roçi: Ndryshe nga prindi, psikologu u plotëson hapësirën dhe nevojën që adoleshentët të evoluojnë dhe të gjejnë mundësit e tyre për t’u identifikuar. Ndërsa prindi duke kërkuar prej tyre mundësinë për të ndarë shqetësimet dhe problemet me ta, mund të jetë duke i privuar të drejtën e komunikimit lirshëm, dhe ndoshta kjo mund ta lerë adoleshentin vetëm, duke ja bërë vetminë e tij dhe më të madhe, thotë ajo. Një reagim negativ i prindërve mund bëjë të mundur izolimin drejt një mbyllje të mëtejshme me botën e jashtme dhe një shtrëngim i tillë, nuk është i favorshëm për dialog me fëmijët e tyre. Prandaj duhet që të sigurohet mbështetja e nevojshme për këtë bashkëpunim.. Qëllimi i konsultimeve, në veçanti psikologjike, është që të sigurojë mbështetje për prindërit dhe adoleshentët. Kështu ata mund të marrin vetë masa për të gjetur përgjigje dhe mënyrat më të kënaqshme për tu lidhur dhe me fëmijët e tyre.
Shqetësimet që kanë adoleshentët
Ndërsa sipas Elediona Muratit, psikologe në gjimnazin Petro Nini Luarasi, kur e pyet se cfarë i shqetëson më tepër të rinjtë e kësaj shkolle ajo përgjigjet:Nuk egzistojnë asnjëherë dy probleme qe janë njësoj, të gjithë kanë probleme që janë krejtësisht unike. Sepse sipas saj. adoleshentët përballen me një numër të lartë të problemeve psikosociale: Pavarësia nga prindërit, zhvillimi i aftësive për të bashkëvepruar me moshatarët, zhvillimi i parimeve etike në sjellje, dëshira për të marrë kompetenca intelektuale, të rriturit e ndjenjës së përgjegjësisë personale dhe sociale dhe shumë probleme të tjera shqetësuese për ta.
Sipas psikologes, punohet që të mos kenë surpriza gjatë shkollës. Fillimisht ata bëjnë vlerësime në çdo klasë. Nxënësit i nënshtrohen një lloj testi për të parë gjendjen e tyre emocionale dhe situatën e tyrë në shoqëri. Aty bëhen vlerësimet për gjendjen e tyre social-ekonomike dhe intelektuale në familje. Ajo shprehet: Është një mënyrë e mirë që nxënësit të mos bien në depresion, sepse sot nuk është aq e vështirë për të rënë në gjendje depresive, madje mund të them se është goxha e lehtë. Por, sipas saj ka mjaft raste kur psikologët sinjalizojnë adoleshentin dhe pavarësisht kësaj nuk pranohet që të shkohet për konsultë. Shkalla e bashkëpunimit në këtë rast është shumë e vogël, dhe problemi mund të jetë tepër madhor krahasuar me ato raste kur adoleshentët shkojnë vetë.
Ata për problemet e tyre
Nëse pyet adoleshentët se cilat janë problemet që i shqetësojnë më shumë ata të përgjigjen se janë: Familja, ngarkesat mësimore, shoqëria, stresi i përditshëm, etj. Kjo lodhje nuk i lejon ata të kenë një mbarëvajtje të mirë shëndetësore dhe mënyre të të jetuarit. Një pjesë e konsiderusheme e tyre kanë dhe probleme në sjellje, kanë probleme me hiperaktivitetin, me konfliktet ndërmjet njëri – tjetrit apo dhe me mësuesit e tyre. Një pjesë tjetër vinë nga prindër të divorcuar, Shumë nxënës kanë problemin e përshtatjes në fillim viti, apo në shoqëri nëse janë nxënës të rinj. Janë problemet shoqërore në lidhje të ndryshme. Por megjithatë ajo që i shqetëson është e ndryshme tek adoleshentë të ndryshëm sepse një e shqetëson fakti që famija nuk i pranon të dashurin. Apo një tjetër e shqetëson fakti sepse i dashuri kërkon që lidhja të shkoj më tej, apo se shoqëria e vetë po distancohet prej tij. Është e njëjta tematikë por përthyhet në mënyra të ndryshme në përsonalitetin e çdo individi, thotë psikologia Murati.
Nëse shkon tek psikologu çfarë ndodh
E pakta që mund të ndodh është që për javë të tëra të të përmëndet nga moshatarët, thotë psikologia Murati. Pavarësisht se arsyet mund të jenë tejet njerëzore, dëshira për të përmirësuar nivelin mësimor, dëshira për të përmirësuar aftësitë sociale dhe marrëdhëniet me të tjerët. Apo sepse janë konfuz dhe nuk kanë përcaktuar identitetin e tyre. Aq e gjerë sa është gama e problemeve të të rriturve aq është dhe e adoleshentëve. Që nga pjesa e çrregullimeve, kalimi në një çrregullim emocional dhe personaliteti, një konflikt që mund të jetë për shkak të një note në shkollë dhe kjo arrin deri në pikën sa duhet të trajtohet dhe të kërkohet bashkëpunim me institucione të tjera. Ndërsa vetë të rinjtë preferojnë që shpesh herë të flasin dhe me njëri-tjetrin se sa tju ngjitet ndonje nofkë e padëshiruar që do jetë tepër e vështirë për tu harruar më vonë
Personi me të cilin dialogon adoleshenti
Sipas psikanalistit francez Philippe Jeammet, Adoleshentët shpesh nuk flasin rreth vetes, sepse nuk e dinë ende se çfarë mund të thonë apo për shkak të mendimeve të trazuara, ata nuk e dinë se nga duhet të fillojnë atë që kanë për të thënë. Prandaj gjëja e më e rëndësishme është që personi me të cilin dialogon adoleshenti, dhe pse situata është e vështirë nuk duhet me një sulm personal duke reaguar në sytë e adoleshentëve, sepse kjo ata do ti çonte drejt mbylljes në vetvete. Sipas prindërve, adoleshentët dhe pse nuk janë më fëmijë ata nuk janë rritur ende, dhe duhet të kenë mbështetje, ndihmë, udhëzime, rregulla, ,kufinj, nga të gjithë personat që rrethohen në ambjentet ku ndodhen.
