E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si e kapa Zani Çaushin

Kështu, krerët e bandave u arrestuan brenda një nate, ku pati edhe përplasje me armë, por pa viktima. Nëse ju kujtohet, njerëzit kanë dalë dhe kanë puthur zinxhirët e blindave

Neritan Ceka, ish-ministri i Rendit, i pari në këtë pozicion pas ngjarjeve të vitit ‘97-të, tregon në një intervistë për “Korrierin” muajt e vështirë të punës së tij, duke u përballur me bandat më të rrezikshme të saj kohe. Ceka tregon për rimarrjen e Vlorës, ku efektivat e policisë shkuan me blinda, përplasjen me armë dhe për arrestimin pak muaj më vonë edhe të Zani Çaushit, për arrestimin e të cilit sipas tij, nuk ka pasur presione nga politika, madje u hodh poshtë edhe ideja e lidhjes tij me aktorë të së majtës. “Unë mund të them që nuk ka pasur ndërhyrje të politikës për të mos vepruar kundër bandave në të gjithë drejtimet, pavarësisht se u fol që unë isha i lidhur me bandat e Elbasanit dhe Skënder Gjinushi edhe Sabit Brokaj me bandat e Vlorës, por ju siguroj që s’ka pasur asnjë ndërhyrje dhe asnjë lidhje mes politikës dhe bandave të saj kohe”, - garanton aktualisht presidenti i PAD-së. Ceka tregon për reagimin e njerëzve që puthën zinxhirët e blindave e për rezistimin ndaj kërcënimeve që ka marrë në atë kohë përmes telefonit nga anëtarët e bandave.

-Zoti Ceka, ju keni qenë ministri i parë që jeni përballur me vënien e rendit në Shqipëri pas vitit ‘97. Si ishin tentativat e para, përplasjet e para për të rikthyer rregullin?

-Neritan Ceka: “Duhet t’u kujtoj që ishin dhjetë mijë ushtarë të huaj në Shqipëri, ajo që quhet operacioni “Alba”, të cilët për disa muaj rresht nuk kishin arritur ta vendosnin rendin. Vetëm Tirana ishte nën kontrollin e qeverisë, për të thënë të vërtetën, dhe pjesërisht Durrësi dhe dogana. Ishte dogana e Kakavijës, dogana e Kapshticës, dogana e Qafë-Thanës, dogana e Hanit të Hotit që ishin fare jashtë kontrollit. Për të mos folur pastaj që nuk lëvizje dot nëpër rrugë. Policia të gjithë komisariatet i kishte të djegur dhe natyrisht që ishte demoralizuar. Një numër i madh policësh, rreth 100 policë, ishin vrarë gjatë ngjarjeve të vitit 1997. Kështu që ishte keqpërdorur në luftë kundër demonstruesve, për të mos shtuar këtu edhe pozitën armiqësore të opozitës së atëhershme, e cila nuk u fut në parlament. Vazhdonte me mitingje dhe me veprimtari po themi gjysmë legale. Kështu që, puna e parë që bëmë është që të krijojmë besimin e policisë. Në qoftë se ju kujtohet, parulla ime ishte: “Të kemi një polici të mendjes, jo polici të muskujve”, polici që ka si objektiv kryesor mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut e jo shtypjen e popullit. Krijuam me shpejtësi një staf profesionist. Filluam rindërtimin e komisariateve me shpejtësi të madhe. Patëm një ndihmë të jashtëzakonshme nga misioni italian edhe MAPE, e cila kishte qenë atë kohë e neglizhuar, bashkë me specialistët amerikanë. Kështu që u krijua edhe besimi i policisë që kishte edhe mbështetje ndërkombëtare”.

-Më konkretisht, disa ndërhyrje të forta të asaj kohe në qytete apo banda të caktuara?

“Po themi një veprim i fortë ka qenë ai që u bë në Vlorë, i cili u drejtua kundër të gjithë bandave pa asnjë lloj ngjyrimi, sepse ishte krijuar ideja që ca ishin me PD-në, ca ishin me PS-në. Kështu krerët e bandave u arrestuan brenda një nate dhe pati edhe përplasje me armë, por pa viktima. Vlora u mor një javë pas futjes sime në zyrë, se ishte jashtë kontrollit. Nëse ju kujtohet, njerëzit kanë dalë dhe kanë puthur zinxhirët e blindave. Edhe në blinde ishin po 88-ta po 511-ta. Pra, ishin po ato reparte që ishin dërguar në Vlorë kundër demonstruesve disa muaj përpara. S’kisha ndryshuar asnjë polic prej tyre. Por natyrisht kishte ndryshuar qëndrimi i policisë ndaj popullit”.

-Si u mundësua pikërisht ky aksion?

“Ky aksion u bë në fshehtësinë më të madhe natyrisht. Një grup shumë i vogël, specialistë pa prezencën time. Unë s’kam qenë pjesë e aksionit, natyrisht politikisht u mbështet nga unë, por edhe me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes, le të themi që Sabit Brokaj na ka dhënë blinde, sepse policia nuk kishte asnjë gjë dhe helikopterët. Dhe natyrisht me mbështetjen e popullit. Mund të them edhe një nga veprimet e tjera ka qenë ndalimi i kontrabandës nga e gjithë policia, pavarësisht se ishte e paveshur dhe e papajisur. Bllokoi rrugët, kontrollonte maunet. U rivendosën menjëherë, në një marrëveshje me Ministrinë e Financave, kontrolli pikave kufitare dhe me Bankën e Shqipërisë u morën nën kontroll të gjitha bankat, se pjesa më e madhe e tyre ishin të shkatërruara. Në të njëjtën kohë që nga shtatori ne hapëm shkollën e policisë me MAPE-n, për kualifikim e tyre shkollën e Durrësit, që dha mundësi pastaj edhe partnerëve tonë ndërkombëtarë që këtu kishin të bënin me qeveri serioze e jo me një qeveri të zbritur nga malet dhe të dalë nga gryka e pushkës”.

-Flasim më konkretisht. Arrestimi i Zani Çaushit sigurisht që ishte një ngjarje e madhe që bëri shumë bujë. Si u arrit?

“Arrestimi i Zani Çaushit nuk u bë menjëherë. Pati një përplasje me grupin e Zani Çaushit, por nuk u bë arrestimi i tij. Arrestimi i tij ndodhi disa kohë më vonë, kur policia s’ishte stabilizuar në Vlorë. Por kjo pati efekt, pasi gjithmonë flitej se Zani Çaushi ishte njeriu i së majtës, por edhe i lidhur me deputetët e PD-së, dhe natyrisht që arrestimi i tij i përgënjeshtroi të gjitha këto shpifje”.

-Në fakt, a kishte ndërhyrje dhe a dha ndihmë politika për arrestimin e tij?

“Unë mund të them që nuk ka pasur ndërhyrje të politikës për t&eu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›