E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Si e presim Star Akademine"

Dafina Turja
Studion per ekonomik ne Universitetin Bujqesor ne Kamez. Ehste natyre e qeshur dhe kerkuese. Nuk mban meri dhe shpesh, ne situate te veshtira qan menjehere. Dafina eshte e lidhur me muziken qe ne femijerine e saj te hershme, kur angazhohej shpesh ne Estraden e qytetin e saj te lindjes ne Peshkopi. Ne familjen e saj, eshte kenduar gjithnje. Babai, me profesion aktor, "kendon shume bukur. Zerin e kam trashegim prej tij", thote Dafina, ndersa tregon disa detaje te vecanta nga karakteri i saj dhe preferencat. "Nuk jam gjaknxehte, por ne nje moment debati te forte di t'i jap kundershtarit pergjigjen qe meriton". Filmi qe pelqen me shume eshte "Gaxhini", pasi aty tregohen sakrificat e medha qe mund te beje dikush per personin e zemres. I pelqen muzika pop, por edhe te lexoje letersi. Motoja e jetes se saj eshte "mos e gjyko tjetrin pa e provuar vete situaten ku ai ndodhet". Ditet e saj ne Star Akademi jane intensive. Dallohet ne oret e kantos per zellin e saj dhe nuk rresht per asnje moment se kenduari. Deshiron t'i tregoje vetes se eshte e afte te marre pjese denjesisht ne spektaklin e "Star Akademise", e pse jo te preke finalen e tij.
Ornela Mustafa
Nuk i pelqen te flase per veten, por e konsideron natyren e saj si te qete. Por kjo s'do te thote se nuk reagon ne caste nervozizmi, dhe reagimet ndonjehere shkojne deri ne britma e sende te hedhura me inat. Provokohet shume kur i flasin me ironi dhe prapa kraheve. Por nje pergjigje e duhur per keto situate, eshte gjithnje gati.
Ornela e ka pasur gjithnje enderr muziken dhe shpreson se "Star akademi" te jete starti i pare i karrieres se saj. Do te donte te tregonte me te miren e saj ne kete gare dhe kjo si nje kushtim per te atin e cili nuk jeton me, qe prej 10 vitesh. Me te ka patur nje lidhje te vecante, e qe i mungon,. Por kete lidhje shpirterore mundohet t'ia kompensoje e ema, e cila ka bere shume sakrifica per te. Kur pershkruan marredhenien e saj te emen, Ornela thote. "Ajo di per mua, gjithcka qe nje nene duhet te dije per femijen e saj". I pelqen shume te lexoje, dhe ne bisede e siper permend romanin e Khaled Husein "Gjuetari i balonave, nje liber me mesazhe te forta.
Muhamir Saiti
Thote se eshte tip i thjeshte, i shoqerueshem dhe mundohet t'u pershtatet njerezve qe i interesojne. Nuk flet shume dhe beson me shume veprat se sa llafet. Ndjehet pak egoist, por jo se i do te keqen te tjereve. Para padrejtesive behet impulsive. Ka mbaruar Liceun artistik ne Shkoder per piano, por endrra e tij e vertete eshte kercimi. Me balet eshte aktivizuar qe ne moshen 5-vjecare. Evenimenti me i rendesishem ku ka marre pjese ka qene ne rusi en vitin 2001 me ansamblin e kengeve dhe valleve. Ne familje ka perjetuar nje traume te forte, ne momentin kur nena e tij u largua nga kjo jete, dhe ai mbeti fill i vetem me te atin. "Kam qene shume i lidhur me nenen dhe ikja e saj me ka demoralizuar per nje kohe te gjate...", - tregon Muhamiri, per te cilin jeta e ketille eshte, me sfida e te papritura dhe rrugezgjidhja e vetme eshte te ecesh perpara. Heroi i tij eshte babai, i cili ka sakrifikuar shume qe ai te arrije cdo enderr ne jete. Ditet ne "Star Akademi" jane tejet te ngjeshura, por ai deshiron te perfitoje sa me shume nga oret e mesimit me profesoret e baletit. Nje incident i diteve te fundit, ku per pasoje lendoi gjurin, e ka bere te terhiqet pak, e te mos ushtrohet me gjithe potencialin e tij, por beson se do te jete gati per spektaklin e 5 prillit, dhe e sheh veten brenda shtepise se "Akademise se yjeve".
Erlind Cenaj
Eshte 22 vjec dhe i pelqejne shume aventurat. Energjik dhe i vendosur, Erlindi beson se do te arrije ta plotesoje endrren e tij ne "Star Akademi". Ka marre pjese ne Rinfest, Alterfest, Pol Position. Synimi i tij eshte te jete nje konkurrent i forte ne kercimin modern. Ka lindur ne Vlore dhe prej 12 vitesh jeton ne Tirane, ku nje prej angazhimeve dominante eshte biznesi i tij, nje piceri, ku punon pjesen me te madhe te kohes. Per ditet ne shtepine e "Star Akademi" duket se eshte i pergatitur. "Thote se gatuan shume mire, sidomos picat, kalconet dhe embelsirat.
Eshte gjaknxehte nese i behen padrejtesi. Veten e pershkruan si energjik, kembengules dhe te guximshem. Nese do te kishte nje post me pozite do te preferonte Minister i Kultures, per t'i dhene me shume prioritet artisteve te talentuar. Ka punuar shume ne ditet e provave dhe ndihet gati per cdo sfide qe mund t'i behet ne "Star Akademi".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›