E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve aksion në Tiranë për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme

Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë, nisi sot aksionin për prerjen e lidhjeve të paligjshme në rrjet dhe ndërprerjen e furnizimit me ujë për konsumatorët debitorë. Në këtë aksion mori pjesë dhe drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve, Sait Dollapi, duke i cilësuar si masakër ndërhyrjet e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit. “Kjo masakër është ndihmuar dhe nga ndërtimi i shumë pallateve në këtë zonë si dhe në të tjera në Tiranë, të cilat janë ndërtuar pa u bazuar në një plan për furnizimin me ujë të pijshëm. Në mungesë të kësaj, zgjidhjen e kanë gjetur tek ndërhyrja e paligjshme në rrjet”, u shpreh Dollapi. Aksioni i ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve është shtrirë në të gjitha linjat e transmetimit të ujit të pijshëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›