Pispillosje ne pasqyre
Kohet e fundit kryeministri Berisha ne daljet e tij publike po perdor gjithnje e me dendur nje ndertim gjuhesor te njohur si siperore relative te tille si ne miratuam nje nga ligjet me te mira ne Europe per konfiskimin e aseteve. Me ane te ketij ndertimi me mbiemer ne shkallen krahasore arritjet e shtetit shqiptar te ekonomise dhe te politikes ose edhe te vete administrates Berisha krahasohen me modele te ndryshme te pranuara si te vlefshme ose standard duke rezultuar siperore ndaj tyre.
Fjalimet dhe ligjeratat publike te kryeministrit ofrojne nje larmi shembujsh te ketij ndertimi. Keshtu tregu i forces punetore ne Shqiperi qenka me i miri dhe me i liri ne Europe rritja e rrogave dhe e pensioneve me e madhja ne Europe Shqiperia qenka shnderruar ne nje nga vendet me terheqese per investime ne Europe dhe ne bote madje kete vit Lezha dhe Shqiperia eshte shpallur e bukura e dheut destinacioni turistik me i bukur i gjithe botes.
Nderkohe ekonomia shqiptare qenka nga me entuziastet dhe me te mirat ne Europe Shqiperia paska tashme nje nga sistemet me te mira ne bote te prokurimit publik ndersa eshte shnderruar ne Miss Bota 2011 per sa i perket turizmit.
Qe te mos mbetet me asnje dyshim per kete kryeministri e rithekson Shqiperia sot eshte vendi me i mire ne bote per turizmin.
Jane te mirenjohura garancite e z. Berisha se qeveria e tij do te siguronte standardet me te larta teknologjike per numerimin e votave per zgjedhjet e fundit lokale. Te te njejtit kaliber jane edhe sigurimet se ne tre vjet Shqiperia do te kete infrastrukturen me te mire ne Europen Juglindore dhe nga me te mirat ne Europe.
Gjetiu ai i premton publikut se qytetaret do te kene nje nga rrjetet rrugore me te mira ne Europe ndersa kartat e identitetit do te ndjekin standardet me te mira ne Europe.
Deri edhe per kandidatin per kryebashkiak te Tiranes Lulzim Bashen kryeministri eshte shprehur se ai eshte studenti qe shkelqeu ne Utreht ne nje prej universiteteve me te mira ne bote.
Disa prej nesh i krahasojne keto pohime me faktet dhe gjejne nje hendek midis realitetit te perftuar prej tyre dhe se vertetes. Nje kryeminister mund te kete deshira te mira dhe vizione te mrekullueshme per te ardhmen por keto nuk mund te realizohen vetem me rruge ligjerimore.
Si duhet interpretuar atehere kjo simptome ne ligjeraten e kryeministrit shqiptar
Para se gjithash ajo duhet interpretuar si produkt i nje planezimi te arsyetuar dhe te pergatitur mire i cili synon ti jape nje ngjyrim pohues dhe pozitiv kesaj ligjerate - per ta zhvendosur nga negativizmi i skajshem i perplasjeve me opoziten i pak muajve me pare.
Analistet e ligjerimit politik e kuptojne se ne raste te tilla eshte fjala per cfare amerikanet e quajne bullshit e qe ne shqipe mund ta sillnim si profka nje lloj ligjerimi qe synon te shmange ballafaqimin me te verteten. Ne siperoret e Berishes gjen fakte te interpretuara sipas deshires deshira te interpretuara si fakte koreografi te dhenash dhe te tjera perftesa te rendomta te agjit-propit konvencional.
Bullshit-i nuk duhet ngaterruar me genjeshtren kjo e fundit i ruan lidhjet me te verteten madje e respekton ate ne menyren e vet duke iu referuar teksa e shtremberon ose e fsheh. Perkundrazi sic e kane vene ne dukje tashme profkat kane per efekt te zhvendosin vemendjen e publikut nga tema e ligjerates te personaliteti i ligjeruesit duke u shfaqur si forma gjuhesore te narcisizmit.
Qe si gjymtyre e dyte e ketyre krahasimeve sherben zakonisht Europa dhe ndonjehere edhe bota nuk perben ndonje habi Shqiperia tanime synon te radhitet mes vendeve te tjera te kontinentit dhe te plotesoje nje numer kriteresh dhe kushtesh qe ia kane imponuar tutoret e vet. Per fat te keq rezultatet e perpjekjeve te administrates Berisha ne kete drejtim nuk kane qene te mira dhe pavaresisht nga siperoret ne ligjeraten e kryeministrit Shqiperia mbetet ne shume ane ne bisht - per standarde politike tregues ekonomike veprimtari kulturore dhe peshe te shoqerise civile ne jeten e vendit.
Njerezit natyrshem do te pyesin sa seriozisht duhet marre kjo ligjerate teksa i mungojne lidhjet e mirefillta me realitetin. Mirepo ligjerata e kryeministrit ne llojin e vet me siperoret e veta relative vizionet dhe deshirat e perkthyera ne fakte eshte fund e krye serioze. Per kete nuk duhet pasur pike dyshimi meqe z. Berisha eshte politikan i suksesshem dhe nje pjese te ketij suksesi te vet ia detyron pa dyshim edhe menyres si komunikon ne publik.
Per ta kuptuar kete paradoks duhet pasur parasysh se kjo menyre te shprehuri me hiperbola krahasime bombastike dhe zbukurime shumengjyreshe eshte karakteristike per ligjeraten shitese ose sales pitch sic e quajne ne anglishte. Nje tregtari qe rreket te binde klientin per vleren e mallit te vet ose per cmimin me te cilin e mban do ti falen teprimet ne pershkrim ose orvatjet per ti fryre karakteristikat e mallit.
Ne thelb siperorja relative e tipit Shqiperia sot eshte vendi me i mire ne bote per turizmin tregon se folesi po perpiqet deshperimisht te shese dicka - nje imazh nje pozicionim imagjinar nje optimizem te mbeshtetur jo aq ne fakte sesa ne interpretimin agresiv te tyre. Duke pasur parasysh realitetet shqiptare te koheve te fundit mund te formulohet hipoteza se z. Berisha perpiqet te reklamoje Shqiperine ne sy te investuesve te huaj dhe te autoriteteve qe mbikqyrin procesin e integrimit shqiptar ne Europe sikurse perpiqet te reklamoje qeverine dhe administraten e tij ne sy te publikut ne vend.
Nese eshte keshtu atehere suksesi i nje ligjerate te tille te mbeshtetur ne teknikat e marketing-ut lidhet drejtperdrejt edhe me besueshmerine e folesit ose te kryeministrit Berisha vete. Kur ky u drejtohet investuesve te huaj per tu thene se Shqiperia u ofron tregun e forces punetore me te mire ne Europe dhe njekohesisht me te lirin e ben kete me shpresen se do tia besojne fjalen jo aq permbajtjen e drejtperdrejte te siperoreve dhe te vete-levdatave e cila mund te verifikohet dhe te pergenjeshtrohet menjehere sesa idene e pergjithshme qe ne Shqiperi punet shkojne mire sa kohe qe z. Berisha eshte ne pushtet.
Mbetet per tu pare nese publiku ne Shqiperi do ta pranoje kete lloj marketing-u kaq agresiv. Qytetaret shqiptare ende presin te degjojne te verteta nga politikanet e tyre ne nje kohe qe ligjeratat shitese i pranojne me lehte kur i degjojne nga nje koncesionar veturash te perdorura. Ka mundesi qe zyra e kryeministrit ne adoptimin e ketyre teknikave ligjerimore te jete ndikuar jo pak nga keshilltaret amerikane te marredhenieve me publikun meqe kjo martese e marketing-ut me politiken e ka zanafillen dhe e gjen akoma perligjjen pikerisht pertej detit.
Perndryshe shqiptareve - madje edhe atyre qe ia japin voten z. Berisha - nuk do tu shpetoje fakti qe krahasimet mes Shqiperise dhe vendeve te tjera te Europes ne momentin e tanishem nuk mund te ngjallin vecse pikellim.