"Nuk e di c'ka ndodhur me familjen time"
Shperthimi i dites se djeshme ka shkaktuar nje kaos jo vetem ne zonen e Vores, por edhe ne Spitalin Civil, ku vinin shume prej te plagosurve. Nje prej femijeve ishte demtuar nga nje xham ne qafe, duke tentuar t'i bashkohej familjes se tij, por pa mundur dot. Klejdi Krypi, 13 vjec, vazhdon klasen e gjashte ne shkollen 9-vjecare te Vores. Ndersa ka qene i plagosur, ai ka kerkuar vazhdimisht familjen e tij.
Ku ndodheshit ne momentin e shperthimit?
Kur ndodhi tronditja, une isha duke luajtur me disa shoke ne nje qender interneti dhe pashe qe te gjithe shoket dolen jashte dhe bashke me ta edhe une. Pasi pash tym, vrapova ne drejtim te shtepise.
Kush ndodhej ne shtepine tende?
Kur une dola, lashe nenen, gjyshen dhe dy motrat, qe jane me te medha se une. Ndersa babai ishte nisur ne drejtim te Burrelit. Gjate vrapimit per ne shtepi, me mori nje burre, i cili drejtonte nje kamion te madh, ku ne brendesi ndodhej edhe nje grua dhe u nisem ne drejtim te Tiranes.
Gjate shperthimit, kishte deme materiale ne Vore, apo ne shtepine tende?
Po, pas shperthimit une po vrapoja dhe degjova nje shperthim te dyte, akoma me te fuqishem, ku u thyen te gjitha xhamat e shtepive, si edhe xhamat e salles ku une ndodhesha me shoket e mi. Por pashe edhe disa te cara ne mure te shtepive perdhese, qe dukeshin sikur do te binin.
Kishte njerez te tjere ne kamion?
Ne kamion ndodhej nje burre dhe nje grua, e cila me tha se duhet te iknim sa me shpejte, se kishte mundesi per shperthime te tjera. Pasi mora mjekimin, une dola dhe takova disa nga prinderit e shokeve te mi, nje pjese e te cileve ishin te pergjakur.
A ke kontaktuar me prinderit e tu gjate momentit qe po udhetonit per ne Tirane?
Pasi me solli ketu te spitali, shoferi takoi policet dhe me la me ta. Me pas, une mbajta mend numrin e babait dhe me ndihmen e disa personave, qe me dhane per te ngrene dhe me pas fola me babin, por kam frike per familjen time qe ndodhet ne shtepi ne Vore.
Po shoket e tu, cfare bene pas shperthimit?
Shoket u larguan edhe ata per ne shtepite e tyre, por, me sa pashe, nuk i kane gjetur dot prinderit, sepse tronditja ishte e madhe dhe filluan qe xhamat te binin si shi nga pallatet ne drejtim te rruges.
M. Mertiri