Si kofini pas të vjelit, Dushkaxhinjtë kujtohen se nuk e shfuqizojnë dot kushtetutën
Pas vendimit të më të fundit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për refuzimin e referendumit popullor në lidhje me ndryshimet e fundit në Kushtetutë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar dje shkrirjen e këtij institucioni. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrtit Vasili, reagoi dje gjatë një konference për shtyp, ndaj vendimit të KQZ-së për rrëzimin e kërkesës për referendum të kërkuar nga Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke kërkuar që “KQZ të pushojë së funksionuari në formën, përbërjen dhe mungesën e pozicionimit të saj ligjor, në mënyrë që ajo të mos vazhdojë të dëmtojë më tej demokracinë në Shqipëri”. Vasili tha se ky institcion ka dëshmuar me kërtë vendim se është totalisht i kapur nga krerët e dy partive të mëdha e për këtë arsye nuk është aspak i besueshëm për garantimiun e një procesi zgjedhor të lorë dhe te ndershëm. Më 5 qershor, me 8 vota kundër dhe një pro, KQZ hodhi poshtë kërkesën e KMK-së për organizimin e një referendumi mbarëpopullor për të kundërshtuar ndryshimet kushtetutese të miratuara nga Kuvendi më 21 prill 2008. Më 21 prill Kuvendi i Shqipërisë, me propozimin e dy partive të mëdha, PD dhe PS miratoi disa ndryshime në ligjin themeltar të shtetit, që kanë të bëjnë me sistemin zgjedhor, zgjedhjen e Presidentit të Republikës, mocionin ndaj Kryeministrit, mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe funksionimin e KQZ-së. E pikërisht këto ndryshime nulifikojnë edhe këtë kërkesë të LSI-së, pasi Komisiuoni Qëndror i Zgjedhjeve parashikohet që të jetë një institucion në varësi të ministrisë së Brendshme.