E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhevat Hana, prokuror apo korrespondent vullnetar i mediave që publikojnë fallsitete

Ditët e fundit, prokurori Xhevat Hana, pas dështimit të bujshëm në synimin për prangosjen dhe njëkohësisht shkarkimin e kuptueshëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Arben Sefgjinit, ka kaluar në gjendje paniku për shkak të mospërmbushjes së porosive të shefave të tij politikë në opozitë dhe të presionit të hapur të tyre ndaj tij.

Në këto kushte Hana u ka kërkuar ideatorëve politikë dhe njëkohësisht shefave të bizneseve të kërcënuara nga ndershmëria e Sefgjinit, që ta ndihmojnë në zbatimin e një ideje gjoja intriguese, e që ka të bëjë me përbaltjen allamediatike e pa prova të Sefgjinit, nëpërmjet mediave që ata kontrollojnë, kërkesë kjo që i është plotësuar sakaq.

Me këtë skemë, sikurse edhe ua ka shpjeguar shefave biznesmenë politikanë, Hana synon të përkeqësojë imazhin e Sefgjinit dhe bindjen publike në fajësinë e tij... Por njëkohësëisht edhe të mbajë ndezur fushatën diskredituese e poshtëruese ndaj tij në media, sa kohë që Sefgjini as që ka ndërmend të merret me shpifje të sponsorizuara, për shkak të përkushtimit maksimal në përmbushjen e detyrës tejet të rëndësishme që i ka ngarkuar qeveria.

Për realizimn e skemës së Hanës, skemë kjo si dikur ato që përdorte Sigurimi i Shtetit në kohën që Hana ka qenë hetues në vartësi të Zylyftar Ramizit dhe Kadri Hazbiut, mendohet se përhapja me mjete mediatike e disinformacioneve dhe shpifjeve bajate, sipas të cilave gjoja na janë shfaqur të gatshëm për të deponuar kundër Sefgjinit dhjetëra dëshmiratë okularë dhe se na qenkan gjetur mjaft fatura financiare që dëshmojnë mbulimin dhe justifikimin e shpenzimeve për “rrëmbimin dhe transportimin e Remzi Hoxhës” nëpër bazat e ish Shërbimit Informativ Kombëtar, më në fund do të mund të përbaltet Arben Sefgjini.

Mirëpo kjo skemë e rekuperimit sa më shumë të pozitave qesharake në të cilat ka rënë Xhevat Hana, prej të cilit janë distancuar të gjithë kolegët në këtë marrëzi të pashoqe profesionale e antihumane, tashmë është bërë aspak e besueshme, sa kohë që Hana kërkon t’u mbushë mendjen lexuesve se Shërbimi Sekret në kohën e Sefgjinit dhe Kazidedes, ka pas rënë në pozita aq mjerane sa edhe faturat financiare të shprenzimeve i titullonte me emrat e informatorëve të ish SHIK apo të shërbimeve të tjera të huaja që përpunonte, duke dekonspiruar kësisoj në çast, edhe para financierëve kapterë të ish SHIK-ut, të gjitha veprimet operative me anë sasish karburantesh të konsumuara, apo me fatura fjetjesh nëpër hotelet ku shkonin me shërbim oficerët e SHIK-ut, që merakun më të madh e paskeshin pasur tek justifikimin me shkrim nëpër blloqe hyrje-daljesh të emrave të koduara të operacioneve speciale, krahas emrave të oficerëve që i kryenin ato.

Këtë skemë qesharake të Hanës e kanë ngrënë në kohë rekord, me apo nga qejfi, të gjithë drejtuesit injorantë të medieve, të cilët nga frika dhe rëndësia e imagjinuar e këtyre porosive të dhëna nga celularë VIP-ash të politikës opozitare, të cilët i kanë konsideruar të mjaftueshme për të pranuar marrëzirat që po përhap kudo nëpër media Xhevat Hana.

Tashmë ky mjeran me aftësi më poshtë se mediokriteti profesional, kulturor dhe intelektual, po bën reporterin mashtrues dhe me fantazi të sëmurë, që sajon lajme dhe shkrime parafabrikate nëpër mediat e majta, shkrime që për nga cilësia dhe intriga që përmbajnë, nuk kanë as nivelin e “radiolojave” të famshme të Kadri Hazbiut, apo të gjepurave të Nuçi Tirës me shokë në librat e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit, me tituj qesharakë si “Dikush kaloi kufirin”, apo “Gjurmët të çojnë në qelë”, apo “Agjenti 333”, që më së shumti flisnin për “inteligjencën e rrallë” të atyre që, kur u nxe Mehmet Shehu, i akuzoi se nga mbi 3 mijë sigurimsa që paguante shteti, vetëm 4 prej tyre kishin mbaruar internatet e dikurshme apo shkollat shtatë vjeçare nëpër katunde, deri në fundin e viteve ‘50-ë.

Por tashnmë që Hana dhe shefat e tij e kanë humbur toruan, të gjithë këto inskenime i kanë bërë për t’u mbushur mendjen lexuesve të pashkollë të gazetave të majta, që i blejnë ato vetëm për të parë se çfarë kanë shkruar për “Big brother”-in e radhës, ndonëse në tituj e shifra u fanepset emri i Arben Sefgjinit.

Kaq poshtë kanë rënë këta lexues dhe shkarrashkrues, sa kanë frikë nga e nesërmja e ditës kur në gjyqin e radhës që ata do të apelojnë për të burgosur Sefgjinin, këto shpifje as që do të përmenden dhe ata e kanë të vështirë të justifikojnë dështimin total, kur të gjithë shqiptarët të mësojnë se Sefgjini do të dalë përfundimisht i pafajshëm për mungesë provash dhe se i gjithë ky proces farsë i montuar politikisht, nuk kishte qëllim tjetër veçse ta largonte atë nga detyra, ku thjesht me anë të zbatimit të ligjeve të shtetit, po ua nxin jetën atyre që kanë bërë evazion fiskal dhe kanë mashtruar deri më tash me arkëtimet qesharake që kanë derdhur si tatimpagues në buxhet.

Gjithsesi Xhevat Hana, ditët e të cilit po numërohen mbrapsht në Organin e Akuzss, ka filluar të kuptojë sadopak profesionin e psuedoreporterit shpifës, që sajon lajme të rreme me fantazi foshnjarake sigurimsash, për t’i shitur si të dhëna “scoop”-e, në funksion të megaprocesit të bujshëm e të dështuar kundër Arben Sefgjinit.

Por thonë se kali i vjetër e ka të vëshirë të harrojë huqet e vjetra dhe të mësojë të reja. Ndaj dhe Xhevat Hana e ka të vështirë të bëjë sigurimsin e suksesshëm të nivelit të Jorgo Suliotit, i cili sipas tij dhe Xhevatit që ka punuar edhe ne Sarandë, kish bërë lëmsh me manevrat e tij prej analfabeti, shërbimet sekrete perëndimore dhe ato të fqinjit jugor, për çka e gënjen mendja Hanën se do të bëjë me sukses edhe kundër ish drejtuesve më të lartë të ish shërbimit sekret, që si atëherë dhe tash kanë nga dy e tre diploma cdhe tregues sipërorë inteligjence për të përballuar me sukses shpifjet mediatike dhe hamendjet prej prokurori të tipit të Rapio Minos, të Xhevat Hanës, në prag pensionimi si dështak në procesin më të bujshëm të dy viteve të fundit.

 Re. Po

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›