E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si mi përdhunuan fëmijët

Kreu i shoqatës Fëmijët e Tij, aktualisht përballet me akuzën e abuzimit seksual me fëmijët për të cilët kujdesej. Por ai mohon gjithçka. Dhe thotë se akuzat ndaj tij janë të montuara. Se prokurorët i kërcënojnë me armë fëmijët për ti detyruar të dëshmojnë kundër tij. Dhe se ai nuk ka besim tek autoritetet shqiptare

Kur dera e dhomës së Këshillimit hapet, një burrë shtatlartë dhe me thinja hyn brenda, duke falënderuar pas çdo veprimi gardianët. I veshur me një bluze ngjyrë blu të pambuktë, pantallona të shkurtra dhe shapka, të përshëndet me një shqipe të pastër e nis prezantimin, sikur të ishte personi më i panjohur i botës. Nënshtetasi skocez, 57-vjeçari John David Brown, i njohur nga skandali i abuzimeve seksuale me “Fëmijët e tij”, është një nga të para-burgosurit e shumtë të institucionit të paraburgimit 302, në rrugën “Mine Peza”. Pasi ka pranuar të japë një intervistë, duke falënderuar Zotin e duke theksuar se kjo është hera e parë që atij i jepet mundësia për të sqaruar pozicionin pas akuzave të shumta për abuzimet me tetë fëmijë, bamirësi rrëfehet për herë të parë gjatë këtyre dy 17 muajve në qelitë shqiptare. Duke nisur nga ardhja e tij në Tiranë, e deri në pohimin se ka punuar 20 vjet në gjykatën skoceze, në seksionin ndaj abuzimeve seksuale me të mitur, Brown largon çdo akuzë nga vetja, duke deklaruar se ka qenë “shpëtimtari” i 14 fëmijëve në kryeqytet, e jo njeriu që i ka tmerruar me dhunë seksuale dhe fizike. Në intervistën e tij dhënë “Korrierit”, 57-vjeçari akuzon publikisht dy britanikët e ekstraduar pak kohë më parë, Dino Kristodulu dhe Robin Arnold, duke drejtuar gishtin drejt tyre, si “mostra” të vërteta që u bëjnë keq të miturve.

Si keni mbërritur në Shqipëri?

Në fakt, në vitin 1999 unë isha në Kosovë për të ndihmuar persona në nevojë, pas luftës. Atje bëra një punë shumë të mirë. Po në Kosovë unë dëgjova për problemet e fëmijëve në Shqipëri. Dhe vendosa që të vija vetë.

Dhe erdhët në Shqipëri. Kishit menduar ndonjëherë se do të ishte vendi në të cilin do të ndërronte rrjedha e jetës suaj?

Unë nuk e kisha planifikuar që të jetoja në Shqipëri. Sepse unë kam një shoqatë në Indi, me 50 fëmijë që pata ndihmuar atje. Por kur erdha këtu, po ju them shumë sinqerisht se sytë më panë fëmijët më të vuajtur të botës, më të varfrit. Më mbusheshin sytë me lot. Kisha dhimbje në shpirt kur i shikoja duke shtrirë dorën. Atëherë mendova që kishte shumë punë për të bërë këtu dhe se Zoti më kishte sjellë për të përmbushur një mision këtu.

Dhe misioni ishte...?

T’u jepja këtyre fëmijëve një jetë më të mirë se ajo që kishin. Shumë herë më të mirë. T’i nxirrja nga rruga e vjedhjes, t’u hiqja veset e këqija e t’i mbaja larg familjeve që i keqtrajtonin.

Mendoni se ja arritët qëllimit?

Besoj se ja arrita. Bëra që ata fëmijë të dashuroheshin pas meje. Dhe unë i dua shumë.

Shoqata juaj duhet të kishte qëllim bamirësie e të ndihmonte fëmijët në nevojë. Ju çfarë keni bërë për këta fëmijë?

Fëmijët e mi ishin fëmijë me probleme shumë të theksuara ekonomike dhe sociale. Njëri prej tyre, 8-vjeçari A.Q, ishte shumë i sëmure dhe i varfër kur unë e gjeta rastësisht rrugëve të Tiranës. Ai ishte rrahur shumë keq nga babai i tij dhe e ëma ishte shumë e sëmurë që të kujdesej për të. Unë pagova për të që të shërohej, për të ëmën e tij, dhe e largova nga i ati që e rrihte, duke e strehuar në shtëpinë time. Dhe këtë e bëra dhe me trembëdhjetë të tjerët. Unë isha shpëtimi i tyre.

Atëherë, nëse ishit “mrekullibërësi” për këta fëmijë, si ka mundësi që përfunduat në qeli e tani jeni në një proces penal si i akuzuar se keni abuzuar me tetë prej tyre?

Jo gjithmonë gjërat janë ashtu siç duken. Mua më futën në kurth.

Fëmijët e vegjël ju futën në kurth?

Punonjës të ministrive përkatëse që s’më donin mua në Shqipëri dhe s’donin që të më jepnin lejen që të regjistroja shoqatën “Fëmijët e tij”. Ka shumë njerëz që mua s’donin të më shihnin tek shpëtoja fëmijë.

Si do ta bindni gjykatën shqiptare për pafajësinë tuaj?

Unë nuk jam fajtor. Unë jam i pafajshëm. Si do ta bind gjykatën? Fakti i parë që vërteton pafajësinë time është që unë jam impotent që kur kam qenë vetëm 21 vjeç. Për këtë arsye edhe nuk jam martuar asnjëherë deri më sot.

Kush e provon pretendimin tuaj, se ju nuk mund të kryeni marrëdhënie seksuale?

Ekzaminimet mjekësore, të kryera nga klinika ABC por edhe nga ekspertë të prokurorisë e të policisë. Të gjitha ekspertizat e kryera ndaj meje kanë provuar faktin se unë jam impotent.

Klinika ABC është klinika që ju ka dalë në mbrojtje gjatë gjithë procesit, apo jo? Keni miqësi me drejtorin e klinikës, Guy Eshelman?

Hera e parë që kam dëgjuar për klinikën ka qenë kur gruaja e një vartësit tim, Nathan, ma përmendi. Pasi ajo është shqiptare dhe punon si infermiere pranë kësaj klinike. Ajo (Lea), më ka ndihmuar madje edhe pasi unë zbulova që mbi fëmijët e mi ishte abuzuar. Më ndihmoi që në klinikën ku ajo punonte unë të ekzaminoja të gjithë fëmijët që ishin abuzuar seksualisht në shtëpinë time. Drejtorin nuk e njihja personalisht. Por në momentin që u kujdes për ekzaminimin e fëmijëve at&e

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›