Si mund te marresh nenshtetesine gjermane

Ne Gjermani vlen ne pergjithesi parimi i origjines Ai qe ka nenen gjermane dhe / ose babain gjerman eshte automatikisht nje gjerman. Nese nje nga prinderit ka nje shtetesi tjeter femija mund te kete dy nenshtetesi dhe nuk duhet te heqe dore prej asnjeres prej tyre.
Pervec kesaj qe nga viti 2000 vlen edhe parimi i vendit te lindjes Kush eshte lindur ne Gjermani edhe ne qofte se te dy prinderit nuk jane gjermane eshte gjerman nese plotesohen disa kushte. Por ne qofte se ai ka marre edhe shtetesine e prinderve te huaj ai duhet te vendose per shtetesine ne moshen 18 vjec. Ky eshte modeli i ashtuquajtur i opsionit.
Proces i veshtire natyralizimi
Per tu bere gjerman duhet te marresh nenshtetesine. Kjo nuk eshte e thjeshte Pas nje konsultimi vullnetar por me vlere - me autoritetin kompetent te zyres se natyralizimit duhet te bere nje kerkese. Per ata qe nuk jane ende 16 vjec kerkesa duhet te behet nga prinderit. Me qe ra fjala procedura nuk eshte shume e lire ajo kushton 255 euro.
Bildunterschrift
Pervec kesaj duhen plotesuar nje numer i madh i kushtesh me te rendesishme jane personi ne fjale duhet te heqe dore nga shtetesia e tij e meparshme. Dhe ai duhet te provoje se zoteron mjaftueshem gjuhen gjermane. Ai duhet te dije se si jane ligjet dhe rendi shoqeror ne Gjermani. Keto njohuri testohen ne nje test natyralizimi i cili konsiderohet si i marre ne rast se u pergjigjesh saktesisht minimalisht 17 nga 33 pyetjet e testit rreth fese ligjit dhe ceshtjeve sociale.
Rregullat dhe Perjashtimet
Ne rrethana te vecanta nje qytetari mund ti jepet shtetesia gjermane ne rast se keshtu mendojne autoritetet dhe nese ka nje interes publik per natyralizimit. Per shembull per sportistet dhe atletet elitare. Por edhe nga radhet e refugjateve mund te behen perjashtime nga rregulli. Po ashtu mund te lehtesohet natyralizimi edhe per qytetaret e BE-se bashkeshortet e gjermaneve apo te moshurave.
Bildunterschrift
Por ne te vertete katalogu i kerkesave eshte me i gjere ai qe do te natyralizohet duhet te kete nje te drejte te perhershme qendrimi dhe te kete jetuar per tete vjet ne Gjermani. Ai duhet ta paguaje vete jetesen e tij ne nje mase te madhe. Ne raste te vecanta veshtiresish lejohet qe te marresh edhe ndihma sociale per shembull nese dikush eshte i papune pas pushimit nga puna kujdeset per femije te vegjel ose eshte ne shkollim e siper. Ai nuk duhet te kete kryer ndonje veper penale dhe duhet te pranoje rendin e lire demokratik te kushtetutes.
Shtetesia e dyfishte vetem ne raste te vecanta
Ne rrethana te caktuara pavaresisht nga modelet dhe opsionet e permendura - eshte e mundur nje shtetesi e dyfishte. P.sh. qytetaret nga vendet e tjera te BE-se mund ti mbajne zakonisht te dyja edhe shtetesine gjermane edhe ae te nje shteti tjeter te BE. Per kete kane rene dakord shtetet anetare te BE-se.
Bildunterschrift
Po ashtu edhe shtetasit e vendeve ne te cilat thjesht heqja e nenshtetesise nuk lejohet te tilla si Irani apo Maroku mund ti mbaje te dy pasaportat. Me shume se gjysma e rreth 101.000 veteve qe u natyralizuan ne Gjermani ne vitin 2010 i kane mbajtur te dy pasaportata dhe shtetesine e tyre te meparshme beri te ditur Enti federal per statistikat.
Autor Daphne Grathwohl / Pandeli Pani
Redaktoi Esat Ahmeti