Debate te reja per ceshtje te vjetra - BE debaton per Shengenin

Nese i pyet banoret e fshatit Shengen te Luksemburgut ne lidhje me kujtimet e tyre te vitit 1985 ata te thone dy gjera Se pari se ishin ndjere gjithmone shume te mbrojtur prapa trareve te pikave te tyre kufitare. Dhe se ata ishin te sigurt ne ate kohe se fantazma e kufijve te hapur do te merrte fund pas disa muajsh. Sot ka kohe qe eshte rritur nje gjenerate e tere e cila kurre nuk ka pare trare ne pikat e kufirit. Dhe shengenasit e moshuar buzeqeshin per vleresimin e tyre te gabuar.
26 vjet pas nenshkrimit te Marreveshjes se Shengenit qytetaret e 22 vendeve te BE-se dhe tre vendeve te saj fqinje mund te udhetojne neper Evrope pa iu dashur ndonjehere te tregojne ndonje dokument. Dhe ndoshta pikerisht sepse kjo eshte kaq e qarte BE-ja aktualisht eshte ne mes te nje debati te pakuptueshem ne lidhje me cmontimin e marreveshjes se Shengenit.
Debati eshte absurd sepse politikanet e te gjitha vendeve jane te vetedijshem se sa shume Shengeni eshte bere simbol i Evropes se bashkuar. Euroja tashme perceptohet si nje kercenim tregu i brendshem eshte plot me burokraci por liria per te udhetuar eshte nje bekim qe e ndjen cdo evropian.
Por nje numer i vogel politikanesh thone se eshte edhe nje bekim per te gjithe kriminelet dhe ilegalet qe levrijne neper Evrope nen mbrojtjen e Shengenit. Danimarka beson se shtimi i kontrolleve ne kufij mund ta ndaloje krimin. Franca dhe Italia shpresojme se permes kontrollit te pasaportave mund tu bejne prite valeve te mundshme te refugjateve nga Afrika. Me keq akoma eshte se kreret e tjeret te qeverive dhe politikanet evropiane i kane pranuar keto ide. Ne qershor takimi i BE-se vendosi qe kontrollet kufitare te jene perseri te mundura ne disa raste te jashtezakonshme.
Kunder krimit ne shekullin e 21-te dhe kunder trazirave politike te kesaj pranvere lideret e BE nxoren serish nje instrument te vjeter traret e pikave kufitare.
E pra disa jave dhe disa diskutime me vone ideja duket se po avullon. Mungon vrulli i shumicave. Cfare fati Sepse argumentet kunder jane shume te dukshme. Kush do ti mbylle kufijte e vet mund ta bejne kete edhe sot ne raste te jashtezakonshme. Tranzicioni ne Afriken e Veriut duhet te zgjidhet politikisht vetem keshtu emigrantet do te qendrojne ne atdheun e tyre. Dhe me veprimin individual te danezeve - dhe kjo eshte inkurajuese - askush nuk do te kete te beje sepse ai mban si shume ere populizmi josimpatik.
Ne vend qe te ktheje pas rroten BE-ja duhet te mendoje me teper per kufije moderne dhe inteligjente. Kete sugjeron qeveria polake e cila sapo ka marre presidencen e BE-se. Kjo do te mundesoje qe te hyjne njerezit qe BE-ja fton dhe ne kete menyre edhe mund te mbrohen ata qe kane nevoje per ndihme.
Ky eshte nje plan i mire per shekullin e 21-te tani 26 vjet pas Shengenit. Dhe ndersa vendet e tjera si Franca dhe Gjermania po distancohen gjithnje e me shume nga Evropa Polonia po prezantohet si force e re drejtuese ne Bashkimin Evropian.
Autore Katrin Brand
Redaktoi Pandeli Pani