Stuhi pluhuri ne Arizone
Stuhia eshte bere shkas per vonesa te shumta te fluturimeve dhe bllokimin e rrugeve prej dukshmerise se ulet. 8 kamione mesohet te kene perplasur per kete arsye. Tre persona jane derguar ne spital, dhe 7 te tjere kane marre plage te lehta.
Nje tjeter stuhi e ngjashme me kete goditi Feniksin ne 5 korrik, duke terhequr vemendjen e botes. Ajo do te pershkruhej nga eksperte si jashtezakonisht e madhe per nga permasat e shtrirjes, e madje dikush e quajti ``historike``.
Dukuri te tilla, te njohuri ndryshe si haboob, ndodhin vetem ne Arizone, ne shkretetiren e Saharase dhe ne disa pjese te Lindjes se Mesme, per shkak te kushteve teper te thate te motit dhe sasise te madhe te reres. Gjate stuhive te te pluhurit dhe reres niveli i ndotje ne ajer mberrin majat, shkurna 'dailyneës', dhe krijon probleme te medha te frymemarrjes sidomos per personat qe vuajne nga asma. Pluhuri sjell gjithashtu rritje te rasteve te pneumonise fungale, nje infeksion i mushkerive i shkaktuar nga spore qe ngrihen ne ajer me dheun.