Si mund të merrni edhe asistencën sociale pas kësaj?
Kur britanikët Michael dhe Jean OShea fituan 10.2 milion sterlina në llotari, premtuan se nuk do ndryshonin kurrë, pavarësisht parave të fituara.
Gjashtë vjet më vonë duket se ata i kanë qëndruar këtij zotimi.
Ata jetojnë akoma në shtëpinë e dhënë nga shteti dhe përfitojnë 6 mijë sterlina asistencë sociale në vit. Përveç këtyre, çdo tri vjet ata marrin një makinë të re si pjesë e skemës për personat me aftësi të kufizuar.
Zoti OShea thotë se i meriton këto para. Kam punuar 40 vite dhe i meritoj. Kam osteoartrit në këmbë dhe artrit reumatik në duar. Makinën e përdorim vetëm për të bërë pazar.
Deputeti i zonës thotë se është i habitur me vendimin e familjes për të marrë akoma para nga shteti.
Edhe pse çifti e ka marrë shtëpinë nga shteti për 5 mijë sterlina në vitin 1977 dhe jeton akoma aty, ata bëjnë pushime në Australi, Kanada e Alaskë.