Irani ndalon The Simpsons, por lejon Superman-in
Share
Bart Simpson dhe familja e tij janë bashkuar me Barbie-n në listën e kukullave të ndaluara nga qeveria iraniane. Lëvizja kundër familjes nga Springfiled vjen si pjesë e betejës kundër kulturës perëndimore.
Por për çudi, Irani ka lejuar superheronjtë amerikanë Superman dhe Spiderman me arsyetimin se ata ndihmojnë të shtypurit.
Një zyrtar i Institutit për Zhvillimin Intelektual të Fëmijëve dhe të Rriturve tha se do ndalohen të gjitha kukullat në të cilat dallohen gjenitalet. Po ashtu ndalohen edhe kukullat që këndojnë këngë perëndimore dhe të gjitha lodra e tjera ku duken gota për pije alkoolike.