Si në vitet 80

Edhe pse prodhimi mineral konsiderohet në nivel të lartë, fitimet e shtetit nga shitja e tyre mbeten në nivele shumë qesharake. Situata vazhdon të jetë e pranishme, edhe pse pas viteve ‘90 nga nëntoka shqiptare përveç mineraleve metalike tradicionale, si kromi, bakri dhe hekur-nikeli, sot mbizotëron prodhimi i gëlqerorëve, argjilave dhe më pak kromi, bakri e hekur-nikeli. Prodhimi është rritur vit pas viti dhe tani po i afrohet volumit para viteve ‘90, me rreth 4 milionë tonë minerale në vit. Pavarësisht se këto shifra konfirmohen zyrtarisht, fitimet e shtetit janë shumë të ulëta, të cilat llogariten në vlerën e 90 milionë lekëve, apo rreth 2 milionë dollarë nga renta minerare në vit. Sipas të dhënave më të fundit zyrtare që jepen mbi prodhimet minerale, mësohet se gjatë vitit 2007 u eksportuan rreth 350 000 tonë krom, me një vlerë rreth 140 milionë euro. Po ashtu janë eksportuar 200 000 tonë hekur-nikeli, me vlerë rreth 5 milionë euro. Kompanitë më të mëdha minerare të cilat po kryejnë kërkimin dhe zbulimin në fushën e mineraleve metalore janë “Tirex” - Kanada”, “Ballkan Resources” - Kanada, “Sino Steel” - Kinë dhe “Adriatik Nickel”, firmë angleze, kurse në minierën e Bulqizës, kompania “Deco metal” (austriako-ruse). Po ashtu, sipas Ministrisë së Ekonomisë, janë paraqitur projektet e detajuara dhe shpejt fillon programi i zhvillimit të thellësisë së minierës, duke zgjeruar perspektiven e saj deri në nivelin 22 (pusi thellohet rreth 400m). Aktualisht më fitimprurëse konsiderohet nxjerrja dhe përpunimi i gëlqerorëve. Shoqëritë “Antea Cement”, grupi “Titan”, “Cementos Aguila”, grupi “Aricam”, “Gener 2” , “Fasa Berberi”, “Balldre Lezhë”, “Colacem”, “General Cement” në zonën Balldre-Lezhë dhe “Abacem” në zonën Mes-Shkodër, kanë filluar punimet ose janë në fazën e fundit të lidhjes së kontratave, duke parashikuar një investim prej 1.5 miliardë eurosh. Po ashtu, gjatë periudhës së fundit numri i lejeve minerare të dhëna gjatë një viti ka arritur shifrën 140. Po ashtu, duke iu referuar të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, vetëm për periudhën janar-gusht 2008 janë dhënë 109 leje minerare, kundrejt 500 kërkesave (aplikime) të shqyrtuara. Sot funksionojnë rreth 500 shoqëri minerare, të cilat zotërojnë rreth 650 leje minerare, me një sipërfaqe rreth 1700 km2, apo rreth 6 për qind e sipërfaqes totale të vendit. Por pavarësisht se eksporti i mineraleve konsiderohet në nivele të larta, por gjithmonë duke qëndruar larg tregjeve botërore, fitimet e shtetit mbeten në nivele mjaft të ulëta. Po ashtu, duke qenë se vlera e shitjes së mineraleve është e ulët, eksporti i mineraleve, i cili konsiderohet në nivele më të larta se mallrat e tjerë, vazhdon të mos mbulojë dot deficitin tregtar që ka vendi. Pak ditë më parë, Ministria e Financave hartoi projektligjin për ndryshimet në taksat kombëtare, që parashikon rritjen e rentës minerare në 8 për qind. Por kjo është kundërshtuar nga ministri i Ekonomisë, i cili në një letër dërguar Financave argumentonte se ky vendim bie ndesh me dispozitat e ligjit minerar në fuqi. Përveç kësaj, ministri i Ekonomisë në argumentet e tij ka veçuar që renta minerare nuk mund të jetë konstante për të gjithë llojet e mineraleve. Pra, gjatë një studimi që Ministria e Ekonomisë ka kryer me Bankën Botërore dhe eksperiencën e vendeve të huaja, kjo taksë nuk mund të jetë konstante, por ndryshon në bazë të tipit të mineralit, çmimit të tij në tregun botëror dhe sasinë e prodhimit. Madje, në kërkesën e saj Ministria e Ekonomisë ka thënë se ligji i ri me Bankën Botërore përfundon në dhjetor të vitit 2008 dhe ky ligj do të përcaktojë në mënyrë të qartë vlerën e rentës së pasurisë minerare.
Të dhëna:
Kromi eksporti 350 000 tonë, me një vlerë rreth 140 milionë euro
Hekur-nikeli eksporti 200 000 tonë me një vlerë 5 milionë euro
Gëlqerorët eksporti 500 000 tonë me një vlerë 200 milionë euro
Qymyrguri eksporti 800 000 tonë me një vlerë 100 milionë euro
Lejet minerare 650 leje minerale
Lejet minerare gjatë 2007-ës 170 leje minerale
Lejet minerare gjatë 2008-ës 109 leje minerale
Aplikimi i kërkesave 500 kë