E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si nisën bombardimet e NATO-s kundër Serbisë

Sot është dhjetëvjetori i ditës së fillimit të fushatës së bombardimeve ajrore të NATO-s, kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi. Ndërhyrja ushtarake e aleancës së NATO-s, dëboi ushtrinë dhe policinë e regjimit diktatorial të Sllobodan Milosheviçit. Më 24 mars të vitit 1999, filluan bombardimet ajrore, të cilat zgjatën rreth tre muaj. Vendimi për sulme më 23 mars 1999 është marrë nga udhëheqës të NATO-s, pas negociatave të pasuksesshme në konferencën e Rambujesë dhe në Paris. Gjatë kësaj periudhe, në Kosovë ndodhte spastrimi etnik nga forcat policore, ushtarake, si dhe paramilitare të Serbisë. Afër 1 milion shqiptarë u dëbuan në mënyrë të dhunshme nga regjimi i egër dhe diktatorial i Serbisë. Ky sulm i NATO-s, më 24 mars 1999, shënoi një kthesë historike për popullin shqiptar në Kosovë. Bombardimet përfunduan më 10 qershor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›